Pritjet e mërgimtarëve në kufi, Sveçla dhe Balla vizitojnë Vërmicën

Aktuale

Pritjet e mërgimtarëve në kufi, Sveçla dhe Balla vizitojnë Vërmicën

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 10:23 Përditësuar në ora: 14:38 më 24.07.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Pritjet e mërgimtarëve në kufi, Sveçla dhe Balla vizitojnë Vërmicën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, kanë vizituar pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Vërmicë.

Pas takimit, dy ministrat kanë theksuar se janë duke punuar të gjejnë një zgjidhje që mërgimtarët gjatë kthimit të tyre për në Kosovë të mos presin me orë të tëra në këtë pikë kufitare.

Ministrat e brendshëm të Kosovës e Shqipërisë e vizitojnë sot pikën kufitare në Vërmicë

Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë sot do të vizitojnë pikëkalimin kufitarë në Vermicë.

Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, do të vizitojnë pikën e përbashkët të kalimit kufitarë në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Verimicë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, vizita do të fillojë në ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat