Hoti kujton Shaban Manajn: Vrasësit e tij duhet të sjellen para drejtësisë

Aktuale

Hoti kujton Shaban Manajn: Vrasësit e tij duhet të sjellen para drejtësisë

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 13:51
Foto arkiv

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kujtuar avokatin dhe veprimtarin e LDK-së, Shaban Manajn, në 23-vjetorin e vrasjes së tij.

Hoti e ka quajtur vrasjen e Manajt tronditje për liridashësit dhe bashkëmendimtarët e kauzës për liri dhe pavarësi.

Teksa ka kërkuar që autorët të vihen para drejtësisë.

“Autorët duhet të sjellën para drejtësisë sepse vetëm atëherë familja dhe qytetarët e Istogut janë më të qetë”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat