Pronari i tokës s’e do gurin e Nënës Pashkë

Aktuale

Pronari i tokës s’e do gurin e Nënës Pashkë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 21:17
Guri i Nënës Pashkë

Guri përkujtimor i Pashkë Markut, nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të djemve të saj të vrarë nga forcat serbe, është tentuar të hiqet gjatë së enjtes. Kjo u bë me urdhër të pronarit të tokës, që është komshi i famijes Marku.

Sipas nipit të Nënës Pashkë, siç njihet ndryshe gruaja gjakovare, arsyetimi i komshiut ishte se aty po synohet të ndërtohej një kishë gjë të cilën familja thanë se nuk është e vërtetë.

Sipas tyre, pronarit nuk i pëlqeu as një vizitë e kryeministrit Albin Kurti që u bë në 20-vjetorin e vetëflijimit të gruas.

Megjithkëtë, gjatë ditës vendin e vizituan edhe zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, ndonëse ky monument nuk është në mbrojtje.

Agjencioni për memorial ndaloi rrënimin derisa u kërkoi organeve të rendit masa sigurie deri në një vendim të radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat