“Subvencionet 3”, Specialja kërkon konfiskimin e 42 mijë eurove

Aktuale

“Subvencionet 3”, Specialja kërkon konfiskimin e 42 mijë eurove

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 16:55
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)  ka kërkuar që të konfiskohen para në vlerë prej 42 mijë euro dhe të shqiptohen dënime plotësuese në akuzën e rastit “Subvencionet 3”.

Në aktakuzë thuhet se prokurori i rastit Rafet Halimi, i ka propozuar gjykatës që në cilësi të sendeve të përfituara me vepër penale të konfiskohen parat në vlerë prej 42 mijë euro, të cilat janë sekuestruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në rastin “Subvencionet 3”, për veprat penale si mashtrim me subvencione, marrje e dhënie ryshfeti po akuzohen Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Veton Prekazi, Halit Avdijaj, Salih Statovci, Bejtush Gashi, Afrim Abazaj, Arbër Avdijaj, Sadush Kabashi dhe Kumrije Maxharraj.

“Po ashtu, në këtë aktakuzë është propozuar që të pandehurve Luan Statovci dhe Hasan Maxharraj të iu shqiptohet edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimi i funksionit në administratë publik apo funksioneve në shërbime publike”.

Ndërsa, siç shkruan “Betimi për Drejtësi” në bazë të nenit 61 të urdhëroj të pandehurit të bëjnë kompensimin e dëmit Buxhetit të Republikës së Kosovës deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat