Shala: Kurti ka qenë në dijeni për bisedën e Kusarit-Lilës me Simiqin

Aktuale

Shala: Kurti ka qenë në dijeni për bisedën e Kusarit-Lilës me Simiqin

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 23:52
Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thotë se me kohë do të dëshmohet se kryeministri, Albin Kurti ka qenë në dijeni për bisedat që ka pasur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin nga Lista Serbe, Slavko Simiq.

Sipas Shalës, asnjë deputet i Vetëvendosjes nuk “guxon ta kapë telefonin e ta thërras Milan Radojçiqin, pa lejen e Kurtit”.

“Nuk është e vërtetë që ka biseduar pa lejen e kryeministrit. Po nuk ka njeri qaty në atë Kuvend të Kosovës që guxon me kap telefonin me thirr Radojçiqin, pa lejet e Albin Kurtit. Ato janë krejt skenarët e tij. Dhe koha do ta vërtetojë që këto kanë qenë në dijeni. Dhe të bisedojë për Trustin me Radojçiqin, të bisedojë për veteranët, të bisedojë për Ligjin e pagave, për pagën minimale, për elemente kushtetuese, dhe të na shitet patriot, hero kombëtar që e lufton krimin, e në anë tjetër bisedon me krimin”, deklaroi ai.

Deputeti Shala theksoi se kjo “është nonsens” dhe prandaj deputetët kërkojnë llogari dhe sqarim nga kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat