Ish-ministri Zemaj: Qeveria Kurti s`ka vizion për shëndetësinë

Aktuale

Ish-ministri Zemaj: Qeveria Kurti s`ka vizion për shëndetësinë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 21:19
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka vizion e as qëndrueshmëri për të marrë vendime në sektorin e shëndetësisë.

Zemaj thotë se në kohën sa ishte ministër, shëndetësia për të ka qenë prioritet.

“Menaxhimi i këtij sektori është i rëndësishëm dhe për qytetarët e vendit por për Qeverinë Kurti nga ajo që ka qenë shqetësim prioritar i joni nuk ka vizion e as qëndrueshmëri në udhëheqje marrje të vendimeve të këtij sektori edhe pse me shumë t ‘meta në të kaluarën shpresa dhe besimi që do të ecët përpara në shumë sfera të saja që do të sjellin pozitivitet”, thotë Zemaj.

Zemaj thotë se shëndetësia në Kosovë ka nevojë për një vizion dhe strategji të qartë.

 “Shëndetësia në Kosovë ka nevojë për një vizion dhe strategji të qartë e cila nuk është e trajtimit ditor ose harrnimin të cilët e kemi quajtur të problemeve të caktuar, por duhet të kemi një strategji afatshkurtër dhe afatgjate e cila e sjellë këtë sektor në një nivel tjetër të trajtimit”, tha ai.

Ish-ministri tregoi se çka nënkupton ky nivel tjetër i trajtimit.

 “Trajtim që siguron kujdes të rëndësishëm edhe ditor në kuptimin e trajtimit të pacientit por edhe në ngritjen e kuadrove përkrahjen e profesionistëve shëndetësor, infrastrukturës dhe e cila do të sillte një kuptim tjetër të menaxhimit të këtij sektori dhe eliminimin të defekteve që ka degradim të saj, disa elemente pozitive janë për t’u vlerësuar”, potencoi Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat