Grajqevci rrëfen për krimet serbe: Kafkat e shqiptarëve të vrarë serbët i kanë bërë llamba

Aktuale

Grajqevci rrëfen për krimet serbe: Kafkat e shqiptarëve të vrarë serbët i kanë bërë llamba

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 18:39
Ahmet Grajqevci

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, ka treguar një rast monstruoz ndaj viktimave të luftës të kryer në fshatin Rudnicë të Rashkës, kur forcat serbe  i kanë marr kokat e shqiptarëve të vrarë për t’i shndërruar në llamba.

“Në Rudnicë kanë vendos edhe shtëpia e asfalt përmbi [kufomat e shqiptarëve të vrarë]. Aty i kam vëzhgu vet, janë të tmerrshme. Vetëm ata që janë kriminel e bëjnë këtë. Nga krimi kanë kalu në kanibalizëm. I kanë marrë kokat e shqiptarëve dhe i kanë bërë llamba. I kanë vendosur poçe elektrike dhe i kanë mbajtur mbi tavolina. Ka raste të tilla. Ka me mijëra shqiptarë që i kemi gjet pa kokë e pa gjymtyrë”, tregon Grajqevci.

Ai ka shprehur dyshime të thella rreth shtetit serb, duke e quajtur atë “regjim edhe më i ndytë se i Millosheviqit”.

Po ashtu, Grajçevci ka bërë thirrje për hapjen e dosjeve të të zhdukurve në Serbi, për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me ta.

Megjithatë, ai është i bindur se shteti serb vazhdon të mbyll sytë ndaj kësaj çështjeje dhe do të ketë nevojë për një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për të arritur ndonjë progres në këtë drejtim.

“Duhet të hapen dosjet në Serbi për t’u zbuluar fati i të pagjeturve. Por shteti serb është ende ai regjim vetëm edhe më i ndytë se i Millosheviqit. Ato dosje mund të hapen vetëm me një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare. Nëse ata  bëjnë një trysni të madhe atëherë Serbia do t’i tregojë. Serbia ata trupa që i ka atje i shfrytëzon për poena politikë”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se ekzistojnë varreza masive në Serbi, ku janë varrosur të zhdukurit nga Kosova.

Ai ka bërë me dije se dëshmitarë serbë kanë treguar për këto varreza publikisht në media serbe, duke dëshmuar për masakrat e kryera gjatë konfliktit.

“Atje janë dhjetë lokacione, por mundem me thënë se 8 ose 9 i dimë krejt, se kemi dëshmi për ato. Ato janë publike, por tash i ruajmë ne. Në momentin që ata nuk tregojnë se ku janë, ne do t’i tregojmë se ku janë ato. Dhe janë edhe dëshmitarët serbë, cilët tregojnë edhe publikisht në mediat serbe”, ka deklaruar tutje ai./Dukagjini/

Megjithatë, siç është shprehur ai pa një përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, këto dëshmi mund të mbeten të injoruara nga autoritetet serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat