“Kokat e shqiptarëve i kanë bërë llamba”, Grajqevci rrëfen për krimet e Serbisë në Kosovë

Aktuale

“Kokat e shqiptarëve i kanë bërë llamba”, Grajqevci rrëfen për krimet e Serbisë në Kosovë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 18:08
Ahmet Grajçevci

Kryetari i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, Ahmet Grajçevci, duke folur për krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ka përmendur edhe një nga aktet e tmerrshme të krimit të luftës

Duke rrëfyer për ngjarjen mizore, ai ka thënë se kokat e shqiptarëve i kanë bërë llamba.

Grajçevci u shpreh se ““Në Rudnicë kanë vendos edhe shtëpia e asfalt përmbi [kufomat e shqiptarëve të vrarë], aty i kam vëzhgu vet, janë të tmerrshme.

Vetëm ata që janë kriminel, nga krimi kanë kalu na kanibalizëm, i kanë marrë kokat e shqiptarëve dhe i kanë bërë llamba,i  kanë vendosur poçen elektrike dhe i kanë mbajtur mbi tavolina. Ka raste të tilla, ka me mijëra shqiptarë që i kemi gjet pa kokë e pa gjymtyrë”.

Në një intervistë rrëqethëse ai ka shprehur dyshime të thella rreth shtetit serb duke e quajtur atë “regjim vetëm edhe më i ndytë se i Millosheviqit”.

Po ashtu, Grajçevci ka bërë thirrje për hapjen e dosjeve të të zhdukurve në Serbi për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me ta.

Megjithatë, ai është i bindur se shteti serb vazhdon të mbyll sytë ndaj kësaj çështjeje dhe do të ketë nevojë për një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për të arritur ndonjë progres në këtë drejtim.

“Duhet të hapen dosjet në Serbi për tu zbuluar fati i të pagjeturve. Por shteti serb është ende ai regjim vetëm edhe më i ndytë se i Millosheviqit. Ato dosje mund të hapen vetëm me një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, nëse ata  bëjnë një trysni të madhe atëherë Serbia do t’i tregojë. Serbia ata trupa që i ka atje i shfrytëzon për poen politik”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat