Oficeri i FSK-së kryen një nga kurset më të vështira të Ushtrisë Amerikane

Aktuale

Oficeri i FSK-së kryen një nga kurset më të vështira të Ushtrisë Amerikane

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:28
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot togerin Ylli Dalladaku

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot togerin Ylli Dalladaku i cili ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course”.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se kursi “Ranger” përfshin tre faza; lidershipi në taktikë, në terren malor dhe terren moçalor, të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar.

Në mesin e 250 ushtarakëve aplikant, oficeri i FSK-së, Toger Ylli Dalladaku, ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane ‘Ranger Course’.

Shkrimi i plotë i Mehajt:

Oficeri i FSK-së, arrin rezultate të larta në kursin ” Ranger Course” në SHBA

Në mesin e 250 ushtarakëve aplikant, oficeri i FSK-së, Toger Ylli Dalladaku, ka përfunduar me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course”.

Kursi “Ranger” përfshin tre faza; lidershipi në taktikë, në terren malor dhe terren moçalor, të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit progresiv duke filluar nga njohuritë bazike te ato më të sofistikuar.

Paraprakisht, oficeri i FSK-së ka diplomuar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë.

Toger Dalladaku do të vazhdoj shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të transmetoj njohuritë e fituara nga ky kurs tek pjesëtarët e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat