Armend Muja: Vlaskoviq ka dosje kriminale, i papranueshëm lirimi i tij

Aktuale

Armend Muja: Vlaskoviq ka dosje kriminale, i papranueshëm lirimi i tij

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 23:15
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Armend Muja, e ka cilësuar të papranueshëm lirimin në dorëzani të Nemanja Vlaskoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri.

Sipas tij, nga grupi i serbëve të arrestuar e më pas liruar, vetëm lirimi i Vlaskoviqit ka qenë i gabuar.

Vlaskvoqi, i cili u lirua para 4 ditëve, sipas Mujës, ka dosje kriminale dhe është pjesë e grupit kriminal “Udarna Ekipa”.

“Vetëm njëri prej të liruarve në dorëzani, Nemanja Vlaskoviq, që së fundmi ka sulmuar gazetarët, ka dosje të thukët kriminale. Ai, përveç tjerash, ka punuar në komunën paralele të Leposaviqit. Po ashtu, ai është pjesë e grupit kriminal “Udarna Ekipa’’, që merren me sulme të befasishme me mjete të forta dhe shpërthyese ndaj PK-së, Qeverisë etj. Po ashtu, i dyshohet edhe për vepra tjera.”, ka thënë ai.

Ai thotë se gjyqtari ka pasur opsione të tjera që parashihen me Kodin Penal të Kosovës.

“Është tërësisht i papranueshëm dhe i gabuar një vendim i tillë nga ana e gjyqtarit kur ka pasur qindra opsione tjera të parapara me Kodin Penal”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat