Përleshja në Kuvend/ Deputeti i AAK-së: Pushteti dikur vetë i bënte, sot nuk i pranon as kritikat

Aktuale

Përleshja në Kuvend/ Deputeti i AAK-së: Pushteti dikur vetë i bënte, sot nuk i pranon as kritikat

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 21:13
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Përleshje fizike ka pasur javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarë të kabinetit qeveritar e deputetë të  partisë në pushtet u përfshinë në rrahje.

E atë cfarë ndodhi brenda Kuvendit, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha nuk e konsideron diçka të madhe.

Ai gjuajtjen me ujë e quan “demonstrim” që ka qenë brenda kornizave të demokracisë.

 “Pasi doli kjo, pasi u zhvesh, doli kjo e vërtetë, normalisht se njerëzit që janë etiketu pa të drejtë, u ngritën tensionet atje, dhe patën disa shtyrje, domethënë si kacafytje nuk ishte ndonjë gjë , ishte demonstrim me ujë që është domethënë brenda kornizave të demokracisë, për këta si duket nuk tolerojnë as këto format e demonstrimit”.

Por Berisha thotë se pushteti dikur vetë i ka bërë, tani nuk e pranon asnjë kritikë.

“Vet i kanë bërë, domethënë e mbajë mend Kuvendi i Kosovës është gjuajt me gaz, është gjuajt me raketahedhës, është gjuajt me ve, me gota qelqi e me gjithçka dhe si duket nuk e pranojnë demonstrimin as me ujë të opozitës. Kjo tregon një formë diktature të instaluar në emër të numrave, dëshirojnë me shujt opozitën dhe nuk pranojnë asnjë demant, asnjë kritike, as nuk pranojnë kurrgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat