Edhe një dëshmitar me masa mbrojtëse në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Edhe një dëshmitar me masa mbrojtëse në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 07:24 Përditësuar në ora: 17:41 më 19.07.2023
Thaçi dhe të tjerët

​Edhe një dëshmitar me masa mbrojtëse në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Nën masa mbrojtëse ka nisur dëshminë e tij në Hagë dëshmitari i pesëmbëdhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

ZPS e ka paraqitur një deklaratë të dëshmitarit i cili pretendon se në korrik të vitit 1998 UÇK kishte ndaluar një familjar të tij në Drenoc.

Prokurori Paul Bradfield ka kërkuar nga dëshmitari që të konfirmojë disa dokumente që përmbanin dëshmi të tij, të dhëna për UNMIK-un në vitin 2004, si dhe për ZPS-në në vitin 2020.

Kur është pyetur për këtë, dëshmitari ka thënë se nuk është mirë me shëndet dhe se vuan nga diabeti.

Brandfield: Ushtarët e UÇK-së urdhëruan njërin nga anëtarët e familjes së dëshmitarit të dal nga vetura dhe më nuk e pa askush

“Në korrik 1998 dëshmitari me familjen e tij po ktheheshin në shtëpi nga një ngjarje familjare dhe gjatë rrugës për në shtëpi u ndaluan në post bllok të UÇK afër Drenocit, ushtarët e UÇK-së urdhëruan njërin prej anëtarëve të familjes të dilte nga vetura, dëshmitari pa anëtarin e familjes se si u nxor nga vetura dhe u fut në një veturë tjetër. Pas rreth 3 orësh UÇK urdhëroi dëshmitarin dhe anëtarët tjerë të familjes të vazhdonin rrugën por ai anëtari i familjes që u nda prej tyre u mbajt aty në post bllokun e UÇK-së. Gjatë ditëve në vijim kushërinjtë e dëshmitarët shkuan në Drenoc për të ra në kontakt me anëtarin e familjes, megjithatë askush më nuk e ka parë dhe kufoma e atij personi asnjëherë nuk është gjetur”, tha ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur si prova materiale deklaratat e mëparshme të dëshmitarit që përfshinë disa certifikata dhe disa artikuj gazetash, si dhe një foto rreshtim që është përdorur gjatë dhënies së dëshmisë së dëshmitarit.

Mbrojtësi i viktimave në rastin Thaçi dhe të tjerët, Simon Laws la njoftuar se përmes video-lidhjes është takuar dy herë me dëshmitarin e ZPS-së.

Pyetjet e tij për këtë dëshmitar janë transmetuar me përmbajtje të redaktuar.

Seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UCK-së do të vazhdojë të enjten.

Në gjykatoren e Speciales dëshminë e tij e ka përfunduar edhe oficeri ushtarak britanik i cili kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të misionit të OSBE, gjatë periudhës së luftës.

Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

​Përfundoi dëshmia e oficerit britanik, tha se nuk e ka takuar asnjëherë Jakup Krasniqin

Oficeri britanik, Francis Ledwidge, e përfundoi dëshminë para trupit gjykues në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai deklaroi se nuk e ka takuar asnjëherë Jakup Krasniqin dhe sipas tij, për të nuk kishte dëgjuar deri kur kishte filluar intervistat.

Në fund të dëshmisë së tij ai është intervistuar nga mbrojtja e Krasniqit, avokati Aidan Ellis.

Ellis: E keni dëgjuar emrin e Jakup Krasniqit, që ishte zëdhënës i UÇK-së?

Ledwidge: Po e kisha dëgjuar emrin e tij në veçanti për shkak të pranisë së tij në Malishevë siç është regjistruar nga ato që na ka thënë në intervistat që ne keni intervistuar, ata na kanë thënë se ai ishte zëdhënësi nuk mund të them se e dija se ishte zëdhënësi sepse siç e thash ne ishim të rinj me këtë mjedis dhe për të qenë të sinqertë me ju nuk mendoj se e dija këtë informacion përpara se të më thuhej se Jakup Krasniqi ishte zëdhënësi.

Tutje ai tha se përkundër përpjekjeve asnjëherë personalisht nuk kishte arritur ta takojë personalisht Jakup Krasniqin.

Ledwidge: U përpoqëm, por nuk e kam takuar Jakup Krasniqin

“Jo nuk e kemi takuar, ne u përpoqëm që të bënim takime me të sa i takon përpjekjeve përmes zingjirit të komandës megjithatë me sa më kujtohet informacioni im është se ose u refuzua ai takim me ne ose nuk ia dolëm të siguronim një takim me të, nuk më kujtohet. Kam përshtypjen që kolegët e mi kanë diskutuar me të megjithatë nuk më kujtohet asgjë sa i takon këtyre takimeve”, tha ai.

Tutje, ai pohoi se kishte njohuri që Krasniqi kishte zhvilluar takime me OSBE-në.

Ellis: A e dini që zotëri Krasniqi ka mbajtur takime me OSBE?

Ledwindge: Më kujtohet kjo, po flasim për dhjetor apo nëntor 1998.

Ellis: Në përgjithësi po iu them se a jeni në dijeni se janë mbajtur takime?

Ledwidge: Po

Ellis: A iu kujtohet që janë mbajtur me William Walker dhe të tjerë nga OSBE në janar të 99’ës?

LedWidge: Më kujtohet që më është thënë diçka e tillë dhe nuk kam arsye të dyshoj.

Sipas dëshmitarit, një kolonel me emrin Petroviq kishte thënë se Jakup Krasniqi kishte qenë në qendrën e ndalimit të UÇK-së.

Por kjo u kundërshtua nga avokati mbrojtës i cili tha se Krasniqi nuk ka qenë në asnjëherë në qendrën e ndalimit në Malishevë apo në ndonjë qendër tjetër të tillë.

Ellis: Jakup Krasniqi nuk ka qenë i pranishëm në qendrën e ndalimit në Malishevë në periudhën që janë përmendur prej jush nga datat 17 deri 26 korrik 1998, dhe ai në fakt nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë qendër ndalimi të UÇK-së, ajo çfarë keni dhënë në deklaratat tuaja është opinioni juaj se ju nuk keni qenë të pranishëm atje në korrik të vitit 1999.

Ledwidge: Ka rrjedhur nga deklaratat që kemi marr nga dëshmitarët.

Ellis: Po dhe është opinioni juaj se atë çfarë kanë treguar personat që keni folur ishte informacioni i saktë dhe ishte kryesisht informacion nga Bajloseviq nga dy gratë.

Ledwidge: Ishte përshtypje e përgjithshme në qytet dhe e kam thënë disa herë unë nuk kam fol vetëm me ato dyja por edhe me të tjerë.

Ellis: Ju vetë nuk e keni identifikuar që bëhej fjalë vërtetë për zotëri Krasniqin.

Dëshmitari i ZPS-së i cili është një oficer i inteligjencës britanike që ka shërbyer gjatë periudhës së luftës në kuadër të misionit të OSBE në Kosovë, u intervistua edhe nga trupi gjykues.

Dëshmia e tij në gjykatoren e speciale ka zgjatur dy ditë.

Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

​Oficeri britanik: Detyra parësore ishte të përcaktonim fatin e 47 personave të zhdukur

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij në seancën gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së, oficeri ushtarak britanik, Francis Ledwidge u shpreh se detyra parësore ka qenë që të përcaktohet vendndodhja e 47 personave të zhdukur.

Kështu dëshmitari deklaroi gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja e Kadri Veselit, e cila u interesua të di më shumë për kompetencat që ai kishte gjatë shërbimit të tij në periudhën e luftës në Kosovë.

Avokati i Kadri Veselit, Andrew Stronge pyeti oficerin ushtarak britanik që shërbeu gjatë luftës në Kosovë për kompetenca që kishte ai gjatë periudhës së luftës.

Oficeri britanik u shpreh se ai fillimisht ishte një oficer i operativës dhe si detyrë kishte pajisjen e njerëzve të misionit me radio-lidhje si dhe të raportonte për incidentet në zinxhirin komandues.

Ledwidge: Detyra ime ishte të raportoja në zinxhirin komandues për incidentet

“Ishim 20 në ekip, unë fillimisht isha një oficerë i operativës detyra ime kryesore që t’i pajisja njerëzit me radiolidhje t’i drejtoja ekipet dhe të marrë raporte për incidente t’i raportoja ato incidente lartë zinxhirit komandues të misionit verifikues të Kosovës dhe të merrja dhe të zbatoja udhëzimet e shefit tonë. Ishim një ekip e vogël ajo që ndodhte rreth nesh ishte shumë ishim në një zonë mjaftë aktive dhe siç thash dje kjo po ndodhte gjatë verës

Ai, tutje theksoi se detyra parësore e ekipit të tij ishte të përcaktonin fatin e 47 personave të zhdukur që kishte ndodhur në zonën ku ai e mbulonte.

Strong: Roli juaj si një hetues i të drejtave të njeriut kur keni shkuar aty se ma e kuptova erdh një moment kur filluat të bënit edhe vetë hetime dhe veçanërisht për ngjarjet që ndodhën në korrik të 98’tës

Ledwidge: Më emëruan si oficer përgjegjës për personat e zhdukur diku në janar apo fund të janarit 99’ por parimi ishte i njëjtë kishim përballë një organizim që na mbante të verbër nuk dinim asgjë se çfarë po ndodhte, eprorët e UÇK-së ishin fushë e përgjegjësisë së një ekipi tjetër, puna ime ashtu siç e shikoja ishte e kufizuar dhe bazoje në udhëzimet që i merrja nga ekipi drejtues në Prishtinë dhe ky mision ishte që të përcaktohet vendosja e 47 personave të zhdukur që ishin serbë, romë e shqiptarë....11’10 Detyra parësore e jonë ishte të përcaktonim fatin e 47 personave të zhdukur në kontekst të këtyre procedurave këtu

Gjatë parashtrimit të kundra-pyetjeve mbrojtja e Veselit kërkoi të dijë më shumë për provokimet dhe telefonatat që kishin marrë familjet e viktimave nga Serbia si dhe programet televizive që ishin përdorur për të stimuluar emocionet.

Stronge: Në lidhje me deklaratën që ishte në interesin e nënkuptuar të autoriteteve serbe për këta persona të zhdukur që të nxisnin mbështetjen e serbëve të Kosovës për të inkurajuar njëfarë ndjesie viktimizimi, besoj që telefonatat që morën familjet e viktimave ishin pjesë e kësaj përpjekje të bërë nga provokuesit serb...a mund të na shpjegoni çka do të thotë kjo?

Ledwidge: Po disa nga të afërmit merrnin telefonata që pretendohej që të bëheshin nga të afërmit e tyre ose personat që i kishin parë familjarët e tyre, pra në rrethanat që këto kishin ndodhur personat A ose kishin vdekur ose B ne mendonim se do të ishin telefona ose thirrje jo nga serbët nga instanca të sakatuara serbe...1124 Kishim edhe kanalin serb kështu kishte pjesë në programin e televizionit që kishte synim të nxiste emocione përmbante citime, klipe nga të afërmit, deklarata intervista, kamera nuk më kujtohet që ndonjëri nga Rahoveci të ishte i pasqyruar në ato video

Avokati i Veselit, Andrew Stronge vazhdoi të parashtrojë pyetje karshi dëshmitarit për sfidat që ishin ballafaquar për grumbullimin e informacioneve të sakta.

Stronge kërkoi të dijë se a ka ekzistuar rreziku që një pjesë e informacionit që kishin marr si mision në atë zonë mund të ishte nxjerr përmes torturës.

E këtë e kundërshtoi oficeri britanik, i cili tha se bashkëbiseduesit serbë nuk ishin të torturuar.

Ledwidge: Asnjë prej personave që kam folur apo bashkëbiseduar nuk janë torturuar dhe bashkëbiseduesit serb nuk janë torturuar ata ishin absolutisht të gatshëm

Stronge: Nuk e sugjeroj fare këtë nuk ishte kjo ajo çfarë po thoja, por sugjerimi apo parashtrimi im është se si hetues situata ishte e tillë që ju po futeshit në një zonë ose në një mjedis informacioni ku nuk keni qenë personalisht dhe informacioni që qarkullonte vinte besoj e dini se vinte nga burime të ndryshme dhe njëri nga burimet mund të ishte mund të ndodhte që informacioni që iu është dhënë të është mbledhur përmes torturës dhe pyetja që kam për juve se a ishit të informuar për rrezikun

Ledwidge: Pjesë e qeverisë serbe ishte mekanizmi i qeverisë për të përdorur masa të tilla, megjithatë më lejoni të them edhe njëherë se të gjithë bashkëbiseduesit e mi serbë nuk ishin pjesë e kësaj torture dhe nuk jam në gjendje të flas për këtë, sepse siç e thash në fillim fare personeli i UÇK-së refuzonte të jepte përgjigje për pyetjet tona ishte tërësisht i heshtur

Pas kundra-pyetjeve të mbrojtjes së Kadri Veselit, me pyetje për dëshmitarin e 14-të të ZPS-së vazhdoi mbrojtja e Jakup Krasniqit, ndërsa pyetjet për oficerin britanik nuk pati mbrojtja e Rexhep Selimit.

Në seancën e sotme kundra-pyetjet për Francis Ledwidge i përfundoi edhe mbrojtja e Thaçit.

Oficeri ushtarak britanik, Francis Ledwidge dëshminë e tij para Speciales nisi gjatë seancës së djeshme, kur ndaj tij parashtroi pyetje ZPS, ndërsa mbrojtja e viktimave nuk kishte pyetje për dëshmitarin e 14-të në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, kur të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

​Mbrojtja e Thaçit përfundon kundra-pyetjet për oficerin britanik

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve edhe sot vazhdoi intervistimi i oficerit të inteligjencës britanike, Francis Ledwidge, i cili ka shërbyer gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Në vazhdën e marrjes në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçi, oficeri britanik foli për dëbimet e shqiptarëve nga forcat serbe, derisa theksoi se edhe ai për një periudhë ishte zhvendosur në Shqipëri.

Avokati, Kehoe pyeti dëshmitarin nëse konsideron se pas masakrës së Reçakut ishte situatë kaotike në terren, më pas dëshmitari i 14-të i ZPS-së tha se kjo situata ishte kaotike që nga momentin kur ata kishin arritur në Rahovec.

Kehoe: A do të ishte e drejtë të thuhet se pas Reçakut gjërat u bënë shumë kaotike si në terren dhe u bënë edhe shumë të vështira për juve që duhet edhe të raportonit?

Ledwidge: Gjërat ishin kaotike që nga momenti që ne mbërritëm në Rahovec të paktën flas për ekipin tonë, që prej ditës së parë ne kemi shumë të zënë me punë që nga lindja e diellit derisa perëndonte e kishim të pamundur që të punonin ndryshe, që nga momenti që kemi arritur ka pasur incidente të posaçme, incidente konkrete, vrasje, të shtëna shkelje të të drejtave të njeriut arrestime kemi gjetur njerëz të vdekur si dhe kishim edhe punën e përditshme të patrullimit.

Teksa u pyet për një raport të OSBE që flet për dëbimet e popullatës shqiptare nga forcat serbe, dëshmitari, Ledwidge u shpreh se edhe ai me sytë e tij i kishte parë disa prej tyre.

Kehoe: Mendoj se ju njerëzit e OSBE dhe në librin ashtu që është parë e thoni këtë se në periudhën nga marsi-qershor 1999 ish-jugosllavia forcat serbe dëbuan rreth 8063 mijë shqiptarë të Kosovës nga Kosova....dhe më pas në këtë dokument thoni se 80% e popullsisë shqipare rreth 1.4 milionë njerëz janë zhvendosur nga zonat e konfliktit deri në qershor 1999 a ka ndonjë arsye që t’i vini në pikëpyetje statistikat e OSBE në këtë libër

Ledwidge: Jo përkundrazi e konfirmoj këtë ekipet tona pas dëbimit janë zhvendosur në Shqipëri unë vetë kam qenë njëri prej këtyre personave këto janë fakte të vërteta dhe që i pranoj plotësisht

Kehoe: Duke filluar në shkurt e duke vazhduar mars prill e me radhë popullsia shqiptare e Kosovës është dëbuar me forcë nga forcat serbe qofshin ato ushtarake, policia apo para ushtarake apo paramilitarët

Ledwidge: Po disa prej tyre i kam parë me sytë e mi

Më pas, Kehoe parashtroi disa pyetje dhe rreth operacionit të forcave serbe në fshatin Bellacerk, Krushë e Madhe e Krushë e Vogël, që forcat serbe zhvilluan pas bombardimeve të NATO-së.

Kurse, dëshmitari i ZPS-së u shpreh se nuk i kundërshton mizoritë që kanë bërë forcat serbe karshi popullatës shqiptare.

Kehoe: Një pjesë e kohës e punës ishte kaluar duke u marrë me shqiptarët e zhdukur dhe të vdekur dhe në paragrafin 16 përsëri thoni që arsyeja për këtë ishte se ata ishin në numër shumë më të madh shqiptarët rreth 7 mijë shqiptarë të zhdukur shqiptarë të Kosovës

Ledwidge: Po rreth 1 mijë serbë të zhdukur që përfaqësojnë statistikisht ndoshta një proporcion më të lartë por nuk kundërshtoj mizoritë që janë kryer vrasjet në masë nga forca serbe disa element të UÇK kanë bërë të njëjtë gjë

Kehoe: Nuk prisja që të thonit nga ju një gjë të tillë, por po iu them se ka pas shumë më shumë shqiptar të Kosovës dhe ju si OSBE është dashur që t’i kushtoni shumë më shumë kohë për të kërkuar këta persona të zhdukur

Ledwidge: Në cilën periudhë kohore në misionin tonë disa më vonë mund të them se në dy periudha kohore para bombardimit dhe gjatë bombardimit dhe pas bombardimit kështu ka qenë saktësisht, sepse siç e thatë edhe ju numri i personave të vrarë nga autoritetet serbe ishte më i madh se sa numri i vrarë nga UÇK

Oficeri ushtarak britanik, i cili po dëshmon në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve theksoi se pas periudhës së konfliktit ka pas prani të krimit të organizuar

Kjo përgjigje e Ledwidge rrodhi pas pyetjes së bëri nga avokati Kehoe pasi lexoi edhe një raport të OSBE-së.

Kehoe: Në periudhën pas konfliktit në Prizren dhe zonat tjera ku keni qenë ka ekzistuar një element i bandave kriminale që ekzistojnë aty

Ledwidge: Natyrisht

Kehoe: Në të njëjtën mënyrë ka ekzistuar një element që vinte nga Shqipëria që përfitonte nga situata rrëmujë në Kosovë pas konfliktit

Ledwidge: Them sigurisht, sepse përvoja ime lidhur me këtë pikë me kthimin tonë nga Shqipëria...kam vërejtur dëgjuar pretendime të vajzave të reja që merreshin për qëllime të trafikimit me qenie njerëzore nga trafikant shqiptar, ashtu siç shefi i inteligjencës së UÇK në zonën tonë nuk i interesonte kjo gjë, UÇK në zonat pas konfliktit siç është rasti në Kosovë keni gjithmonë praninë e krimit të organizuar që përfiton nga kaosi dhe situata dhe ka pas dyshime për vrasje në seri jashtë elementit politik...besoj që krimi i organizuar ka qenë një karakteristik përpara konfliktit e kam fjalën para bombardimeve të NATO kjo ka qenë e dominuar nga bandat serbe në bashkëpunim me shqiptar, pastaj kanë vazhduar duke përfituar nga mungesa e rendit dhe ligjit dhe kaosi vazhdon deri sot

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe vazhdoi me pyetje për dëshmitarin e ZPS-së lidhur me atë se a ishte ai në dijeni për deklaratat e Thaçit përmes të cilave këshillonte shqiptarët për ndërprerje të dhunës dhe promovonte Kosovë ndër etnike.

Më pas, dëshmitari u shpreh se nuk i kujtohet të ketë dëgjuar për këto deklarata dhe raportimet e tij për këtë çështje mund të kenë ndodhur bazuar në raportimet nga takimet.

Ledwidge: Nuk i kam ndjek deklaratat e Thaçit për medie

Kehoe: Po a ishit në dijeni të faktit që zotëri Thaçi po e bënte këtë

Ledwidge: Nuk më kujtohet të kem qenë në dijeni të kësaj apo të asaj, sepse ne kishim punë të përditshme

Kehoe: Në përmbledhjen e Prokurorisë ju thoni se rreth nëntorit 1999 ju zotëri Ledwidge ikishit dëgjua nga shumë njerëz që Thaçi kishte bërë një fjalim në një tubim në Rahovec ku kishte deklaruar se koha kur flitet serbishtja ka përfunduar..10’51Ju thatë zotëri Ledwidge se ju nuk dini asgjë rreth deklaratave të Thaçit

Ledwidge: Unë nuk e thash këtë, unë thash se nuk i kam ndjekur komentet deklaratat e zotërit Thaçi në medie ndoshta më është raportuar në takimet tona me njerëzit nga medie në lidhje me këto deklarata mirëpo këto deklarata të politikave nuk ishin pjesa kryesore e punës tonë

Kehoe: Domethënë nuk iu kujtohen këto komente që ka bërë Thaçi në medie në Kosovë para popullit të Kosovës

Ledwidge: Po ashtu e thash që nuk më kujtohet qoftë kështu apo ashtu

Tutje, mbrojtja e Thaçi ka vazhduar tutje ta pyes dëshmitarin e ZPS-së se ishte në dijeni për një vizitë në korrik të Thaçit në Mitrovicë për të qetësuar dhunën atje. Më pas, dëshmitari tha se atë kohë nuk ishte në dijeni po javën që shkoi lexoi për këtë gjë.

E pas insistimit të avokatit të Thaçit, Kehoe rreth asaj se dëshmitari a e kishte dëgjuar deklaratën e Thaçit se kishte thënë se ka përfunduar koha kur flitet serbishtja, oficeri i inteligjencës britanike, Francis Ledwidge ritheksoi se nuk ka qenë i pranishëm kur është bërë ajo deklaratë nga ish-presidenti, Hashim Thaçi.

Siç u shpreh ai puna e tij ishte të gjente njerëzit e zhdukur dhe të trajtonte shkeljet e të drejtave të njeriut.

“Puna ime ishte të gjeja njerëzit e zhdukur dhe të trajtoja çështje e shkeljeve të të drejtave të njeriut, mendoj se nuk kam dëgjuar në atë kohë ishte posaçërisht e vështirë për ata që nuk ishin shqiptar të dalin në rrugë të Prizrenit dhe për këtë edhe në Rahovec dhe siç thash ishte diku rreth apo në Ditën e Flamurit mund edhe mos të ketë qenë, por unë nuk kam qenë i pranishëm kur është bërë ajo deklaratë’”, u shpreh ai.

Më pas, kundra-pyetjet i vazhdoi mbrojtja e Kadri Veselit.

Ndryshe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit gjatë seancës së sotme.

Oficeri ushtarak britanik, Francis Ledwidge dëshminë e tij para Speciales e nisi gjatë seancës së djeshme, kur ndaj tij parashtroi pyetje ZPS, ndërsa mbrojtja e viktimave nuk kishte pyetje për dëshmitarin e 14-të në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./

Fillon seanca në Hagë

Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë e tij edhe gjatë seancës së të mërkurës.

I njëjti është në cilësinë e dëshmitarit të 14-të me radhë në këtë çështje gjyqësore e cila ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e mbrojtësit të Thaçit, avokatit Gregory Kehoe.

Ndryshe i njëjti është përgjigjur gjatë seancës së djeshme në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe ka filluar të përgjigjet në pyetjet e avokatit Kehoe.

Paraprakisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith ka kërkuar nga palët dhe dëshmitari që të flitet ngadalë në mënyrë që të mund të përkthehet dhe të mbahet në rregull transkripti.

Tutje ka deklaruar se përveç se i është miratuar kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për zgjatjen e numrit të fjalëve për një kërkesë të prokurorisë, pranohet shtimi i numrit të fjalëve edhe për përgjigjet e mbrojtjes për kërkesën e ZPS-së.

Më tej, trupi gjykues me kërkesë të mbrojtësit të viktimave ka ri-urdhëruar klasifikimin si publik të urdhrit gojor të bërë në seancë private për kërkesën për marrje në pyetje të një dëshmitari, ku kanë urdhëruar redaktimin e emrit të viktimës.

Po ashtu, është urdhëruar ZPS-ja që deri më 28 korrik të komunikojë se cilët janë pesë dëshmitarët e radhës kurse ka urdhëruar mbrojtjen të rishikojë kohën për kundër-pyetje për këta pesë dëshmitarë deri më 4 gusht.

‘‘Koha e vlerësuar për mbrojtjen mund të cenojë shpejtësinë e procesit gjyqësor dhe vlerësimi i saktë i kundër-pyetjeve është e rëndësishme’’, tha gjykatësi.

Në vazhdim është dhënë urdhër me gojë lidhur me kundërshtimet për pyetjet që bën trupi gjykues.

Ai tha se rregulloja nuk parasheh mundësinë e kundërshtimeve të pyetjeve gjyqësore por se trupi gjykues mund të pranojë kundërshtimet e tilla që kjo më pas të ngritët në nivel apeli.

‘‘Kundërshtimet duhet të bëhen në përputhje me kodin e sjelljes profesionale dhe urdhrin e trupit gjykues për zhvillimin e procesit gjyqësor dhe vendimin e apelit lidhur me pyetjet gjyqësore’’, tha gjykatësi Smith.

Po ashtu sipas tij, pyetjet nuk duhet të mbajnë komente dhe se trupi gjykues do vendos për kundërshtimet për pyetjet gjyqësore.

I njëjti tha se trupi gjykues ka vlerësuar se pyetjet e mbrojtësit të Veselit gjatë ditës së djeshme kanë kaluar përtej sjelljes së duhur gjyqësore.

Ndryshe, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit gjatë seancës së sotme.

Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.

Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.

Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë, kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt, dëshmia e të cilit përfundoi më 17 maj.

Tutje, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë më 17 maj dhe e përfundoi më 22 maj, ku filloi dëshminë dëshmitari i gjashtë i cili përfundoi dëshminë më 23 maj, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e shtatë.

Kurse, më 12 qershor ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i tetë, i cili përfundoi dëshminë e tij më 14 qershor, ndërkaq me 15 qershor ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit i nëntë.

Më 19 qershor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i dhjetë, në ditën ku ka filluar dëshminë dëshmitari i njëmbëdhjetë i cili e ka përfunduar dëshminë e tij më 20 qershor. E më 10 korrik ka filluar dëshminë dëshmitari i dymbëdhjetë, i cili ka përfunduar dëshminë më 11 korrik, në seancën ku ka filluar dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandat i zonës operative të Llapit.

Mustafa ka vazhduar dhënien e dëshminë së tij në seancën e 12, 13, 14, 17 dhe 18 korrikut.

Ndërsa dëshmitari i 14-të me radhë, Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë filloi dëshminë po më 18 korrik.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Vazhdon dëshminë në Speciale oficeri britanik që shërbeu në Kosovë

Edhe sot në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitari i radhës i Prokurorisë është Francis Ledwidge, oficer i ushtrisë britanike i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës përkatëse.

Ky dëshmitar është i 14 me radhë dhe mban kodin 02153. Ai dje ka filluar të përgjigjet fillimisht në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë, në cilësinë e dëshmitarit në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka pohuar dje se nga të gjithë theksohej se kishte mosmarrëveshje mes Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat