Presidentja Osmani ende nuk e ka pranuar Ligjin për pagën minimale

Aktuale

Presidentja Osmani ende nuk e ka pranuar Ligjin për pagën minimale

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 11:08
Vjosa Osmani

Ligji për pagën minimale i miratuar në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar, nuk ka shkuar ende në zyrën e presidentes Osmani për dekretim.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se ky dokument ende ndodhet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, kurdo që Ligji shkon në Presidencë, do të analizohet sikurse të gjitha ligjet tjera.

“Ligji është ende në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka ardhë në Presidencë. Kur të vjen, do të analizohet sikurse edhe ligjet e tjera”, ka deklaruar Kupina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat