"Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë", Balli Kombëtar Demokrat proteston në Prishtinë

Aktuale

"Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë", Balli Kombëtar Demokrat proteston në Prishtinë

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 12:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Pjesëtarë të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, kanë protestuar sot në Prishtinë kundër presionit që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Protestuesit kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ata me vete kanë pasur disa pankarta, ku kërkohej të ndalet pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë.

Protesta u udhëhoq nga kryetari i BKD-së Nikoll Perkaj.

“Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve”, “Të drejta të barabarta për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si çdo popull në Europë”, thuhej në disa nga pankartat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat