Jasharaj: Nagavci harron që është ministre, marrëdhëniet më të këqija me të i kemi pasur

Aktuale

Jasharaj: Nagavci harron që është ministre, marrëdhëniet më të këqija me të i kemi pasur

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 08:59
Rrahman Jasharaj dhe Arbërie Nagavci

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur lidhur me bashkëpunimin e ministres së Arsimit me këtë sindikatë.

Jasharaj ka hedhur kritika karshi Nagavcit, duke thënë se kjo e fundit harron që është ministre.

Ai thotë se mungon përkrahja në arsim nga Qeveria Kurti.

“Kemi prit më tepër nga zonja Nagavci, ajo shpesh po harron që është ministre, po sillet njëanshëm, me vendime jo të mira, si rasti i grevës dhe kur shpalli zgjedhje të parakohshme te Këshilli i Prindërve, që është organ i pavarur dhe këtë e bërë për shkak pikërisht se këshilli ishte i pavarur. Doli kundër mësimit të shtunave dhe mësimit pranveror. Vite e vite nuk kemi pas marrëdhënie më të këqija sesa me këtë ministre. Mungojnë çerdhet, mungon përkrahja nga Qeveria Kurti, tha Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut tha prioritet i pushtetit ka qenë arsimi, por kjo nuk po ndodh.

“Na ishte premtuar arsimi si prioritet nuk ndodhi, digjitalizim, as kjo nuk ndodhi. I vetmi takim nga greva është një takim ceremonial më tepër kur erdhi zv/presidenti i sindikatës të mësimdhënësve të Amerikës të vizitoj Kosovën. Ishte takim vetëm për hir të mysafirit me do buzëqeshje artificiale nga ana e ministres dhe nga ana jonë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat