Përfundon protesta, ky ishte paralajmërimi i veteranëve!

Aktuale

Përfundon protesta, ky ishte paralajmërimi i veteranëve!

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 17:11 Përditësuar në ora: 18:45 më 15.07.2023
Pamje nga protesta e veteranëve në Prishtinë. 15 korrik 2023.

Protesta e veteranëve përfundon e qetë

Mijëra veteranë kanë marrë pjesë në protestën e organizuar para qeverisë. Aty u akuzua kryeministri Albin Kurti se po nuk po i trajton si duhet veteranë por edhe për çështjet tjera politike.

Protesta ka nis me himnin kombëtar dhe aty tanimë po shihen mijëra veteranë.

Ata protestuan kundër skandaleve të Qeverisë, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

Ata do të kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani do të kërkojnë që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Veteranët kërcënojnë me protesta të vazhdueshme nëse dekretohet Ligji për pagën minimale

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që mos ta dekretojë Ligjin për pagën minimale ose do të përballen me protesta të vazhdueshme.

Deputetët e pushtetit e votuan të enjten Ligjin për pagën minimale, në të cilin nuk përfshihen veteranët. Kjo ka nxitur edhe protesta para Qeverisë gjatë ditës së sotme.

Protestat, sipas veteranëve, nuk do të ndalen nëse Ligji që kaloi të enjten në mbrëmje në Kuvend do të dekretohet nga presidentja Osmani.

Veteranët e UÇK-së dhe opozita akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se bashkë me Listën Serbe janë dakorduar për të përjashtuar veteranët nga Ligji për pagën minimale. Protestën e përkrahin PSD-ja dhe deputetë nga partitë opozitare.

Deputetë të PDK-së i bashkohen protestës së veteranëve

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës janë parë në protestën e organizuar nga veteranët e luftë ndaj qeverisë së Kosovës.

Rashit Qalaj, Ariana Musliu – Shoshi e Ganimete Musliu janë parë së bashku në këtë protestë.

Në anën tjetër, protesta e veteranëve ndaj qeverisë së Kosovës tashmë ka filluar.

Protesta është thirrur dy ditë pas miratimit të Ligjit për pagën minimale, në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, më 13 korrik.

 

Ish-luftëtari i UÇK: Sot s’po na mohohen liria dhe të drejtat nga Millosheviqi, por nga Qeveria e vendit për të cilin dhamë gjithçka

Avni Ajeti, ish-luftëtar UÇK-së ka marrë falën në protestën e sotme të Veteranëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk e kishin menduar që pas 25 vitesh do të duhej të dilnin për të kërkuar liri dhe të drejta. Ajeti ka thënë se spt s’po iu mohohen të drejtat nga regjimi i Millosheviqit, por nga Qeveria e shtetit për lirinë e të cilit kanë dhënë gjithçka.

“Kush e kishte menduar se pas 25 vite pas luftës, do të dilnim këtu për të kërkuar liri dhe të drejtat tona. Ato po na mohohen jo nga regjimi i Millosheviqit, por nga qeveria për të cilën dhamë gjithcka që kishim tonën. Por dita paska ardhë. Sot kemi ardhë para qeverisë së Kosovës së pavaur, qe e cliruam me gjakë e sakrific, e në të cilën hala po veten kriminelët serb që na vrasin e na rrahin polict në Veri”, ka thënë ai.

“Ne edhe sulmet e befasishme të armikut, I kemi kthyer në kundërsulëm. Andaj jemi këtu që me fjalë të lirë t’I japim përgjigje këti trajtimi të padinjitetshëm që po I prek kufijtë e tradhtisë”, ka thënë Ajeti.

Çerkinaj – pushtetit: Dini veç me rrejt

Bajram Çerkinaj, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk po i mbështet veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë “që t’i kthehet popullit”.

“Nuk mundesh me i rrejt ata që i ke rrejt para dy vjetësh. Edhe ata janë mbush mend me e ditë kush është Albin Kurti”, ka deklaruar Çerkinaj.

“UÇK, Liri, ju jeni liria e Kosovës. Flisni fort e flisni çlirë. Unë shoqatën e dëshmorëve, veteranëve e luftës janë edhe dëshmorë edhe më të mëdhenj.... Krejt Kosova është për liri. Kush është ai që s’i përkrah. O ju që po na udhëheqni, ku jeni more? Ku jeni more për këtë popull? Ruani se ju nuk dini se çka është liria. Ju dini veç me rrejt e me shëmtu edhe ma zi se ata që na kanë shëmtuar gjakpirësit e 98-s e 99-s. Tmerr po jetojmë. E kemi gëzuar një liri e ne po e dëmtojmë atë. Kush janë ata? Këta që po thonë se veteranët s’kanë të drejt të marrin pagë normale, s’kanë të drejt të marrin frymë, s’kanë të drejtë fëmijët t’i shkollojnë. Kush po na pengon?” ka thënë ai në fjalimin para protestuesve.

Ndryshe,  Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po protestojnë në Prishtinë, lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe kundër miratimit të Ligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.

Haradinaj: Presidentja të mos e nënshkruaj ligjin, të kërkohet falje publike për historinë “Zdravo”

Daut Haradinaj nga AAK do të marrë pjesë në protestën e sotme të organizuar nga OVL e UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk do të lejohet të nëpërkëmbën vlerat e luftës tek ata që e kanë luftuar Kosovën, duke iu referuar bisedës së Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin.

“Nuk lejojmë që vlerat e luftës me u nëpërkëmbë aq më pak tek ata që e kanë luftu Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se në këtë protestë po merr pjesë si qytetar, dhe se s’është ndonjë organizim partiak për të dalë në protestë.

“Më shumë jemi qytetarë, sesa organizim i partive politike”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se pret reflektim të pushtetit dhe kërkimfalje publike për histroinë “Zdravo”. Ai ka thënë se presidentja Osmani s’duhet të nënshkruaj ligjin për pagën minimale.

“Presim reflektim nga institucionet. E para është një kërkim falje publike për historinë “Zdravo” dhe pastaj presidentja të mos e nënshkruaj atë ligj”, është shprehur Haradinaj.

​Nis protesta e veteranëve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe deputeti Rashit Qalaj po marrin pjesë në protestën e veteranëve që zyrtarisht ka nis në këto momente.

Protesta ka nis me himnin kombëtar dhe aty tanimë po shihen mijëra veteranë.

Ata protestojnë kundër skandaleve të Qeverisë, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

Ata do të kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani do të kërkojnë që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Fillojnë të mblidhen protestuesit në Protestën për Veteranët

Në qendër të Prishtinës kanë filluar të mblidhen protestuesit në protestën për Veteranët e Luftës.

Ekipet e Klan Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta përcjellë ngjarjen.

Më poshtë keni edhe fotografitë para fillimit të protestës.

​Gati për protestën e veteranëve



Organizatorët e protestës së veteranëve e cila nis në orën 18:00, tanimë janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve.

Ata në sheshin “Skënderbeu”, kanë vendosur skenën ku do të ketë fjalime, si dhe shihen flamuj me logon e UÇK-së, flamurin kombëtar dhe atë amerikan.

Përndryshe, veteranët sot kanë paralajmëruar një protestë e cila nis në orën 18:00, në sheshin “Skënderbeu”. Ata protestojnë kundër skandaleve të Qeverisë, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

Ata do të kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani do të kërkojnë që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat