Ish-komandanti i UÇK-së: Ja pse nuk do të protestoj sot në rrugë!

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së: Ja pse nuk do të protestoj sot në rrugë!

Nga: N. Sh. Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:24
Hafir Hoxha

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka reaguar pas protestës e cila do të mbahet sot në Prishtinë.

Ai thotë se si veteran i UÇK-së që është nuk do të protestojë në rrogë.

Hoxha në një shkrim të tij ka treguar edhe arsyet pse nuk do të protestojë, teksa shton se kurdo që proteston do të protestojë kundër Qeverisë dhe kryesisë së veteranëve të UÇK-së.

Reagimi i plotë:

Ja pse unë si veteran i UÇK-së nuk do të protestoj në rrugë!

UÇK kemi luftue për liri, pavarësi për shtet, për institucione tonat, për siguri, arsim, zhvillim, shëndetsi etj.

Të gjitha institucionet egzistojnë (edhe shoqatat e veteranëve të UÇK-së dhe sindikatat) të gjithë i kanë zyrët, paisjet e punës, kushtetutën, ligjet, rregulloret, ekspertët juridik, gjykatat, të gjith këta njerëz në institucione të shtetit dhe shoqatat e sindikatat marrin paga mujore që punojnë në ato zyre pra duhet dhe JANË TË OBLIGUAR  ti zgjidhin të gjitha problemet, edhe ato të veteranëve, sociale etj.

Pasi egzistojnë të lartpërmendurit UNË NUK DO TË PROTRSTOJ sot në rrugë kundër askujtë, e aq më pakë kundër institucioneve të shtetit tim për të cilat kam luftuar dhe i ka zgjedhë pupulli im në liri dhe demokraci!

NËSE PROTESTOJ atëherë do të protestoj kundër të gjithëve të lartpërmendurit  (edhe ndaj udhëheqsëve, kryesisë të shoqatës së veteranëve të UÇK-së pse nuk po din mes tyre me i zgjedhë problemet në zyret e tyre).

Unë nuk dëshiroj të humbi kohë, punë, financa e të dal të bërtas në rrugë për paftësit e dikujtë tjetër për çka paguhet ku përsëri duhet të kthehen në zyre me i zgjidhë problemet! 

Pa i pa proqeset gjyqësore në media për problemet kontestuese, pa i pa vendimet e gjykatave unë nuk protestoj.

Nëse edhe gjykatat, institucionet e lartpërmendura nuk i zgjidhin problemet si duhet dhe nëse detyrohem të dal në rrugë atëherë problemin do ta zgjedhi aty në rrugë dhe nuk do të kthehem përsëri me ta në zyre!!!

Flm në mirëkuptim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat