Gjenerali shqiptaro-amerikan: Në DASH mendojnë se ky deputet ishte iniciatori i rrahjes në Kuvend, ja çka mund të ndodhë me të

Aktuale

Gjenerali shqiptaro-amerikan: Në DASH mendojnë se ky deputet ishte iniciatori i rrahjes në Kuvend, ja çka mund të ndodhë me të

Nga: A.Zh Më: 15 korrik 2023 Në ora: 09:39
Pamje nga përleshja në Kuvendin e Kosovës

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka komentuar lidhur me përleshjen fizike, që ndodhi dy ditë më parë ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave nga Lëvizja Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës.

Maralusha ka treguar se në SHBA mendojnë që iniciator i rrahjes ishte deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, përcjell Bota sot.

Sipas tij, disa persona në DASH, mendojnë se deputeti Lushtaku duhet të hyjë në listën e zezë të SHBA-së, sikurse babai i tij, Sami Lushtaku.

“Maskarada dhe përleshja që ndodhi brenda në hollin e Kuvendit të Kosovës, u dëgjua edhe në zyret e DASH-it (Departamentit Amerikan në SHBA).

Iniciator u vërtetua se ishte Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut.

Këtu në SHBA është një thënie e urtë: Like father – like son (si baba, si djali, babai farë e keq dhe djali del farë e keqe).

Disa ishin të mendimit se Mërgim Lushtaku, poashtu duhet të hyjë në listën e padëshirueshme të DASH-it, si babai i tij. Kjo krejt varet nga raporti që kësaj jave do të përcillet nga “Dragodani”. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë dhe pozitive, që ne (SHBA), nuk do të lejonim që kriminelët (uruzpatorët) e pas luftës së fundit, të mos lejohen në pengimin e demokracisë dhe rrugën që ka marrë kjo qeveri për ndalimin e krimit të organizuar”, ka shkruar Maralusha në një postim në Facebook.

Përleshja në Kuvend nisi teksa në momentin kur po mbante fjalim kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e PDK-së. Në atë moment, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku u afrua te foltorja dhe e lagu me ujë kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi, ku më pastaj filloi përleshja fizike mes PDK dhe VV.

Përleshja ndodhi pas një debati të tensionuar rreth trazirave në veri të Kosovës dhe përgjimeve të shefes së deputetëve të VV-së Mimoza-Kusari-Lilës me Slavko Simiqin e Listës serbe./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat