Arrestohet këshilltari i ministrit Peci, dyshohet për korrupsion sa ishte drejtor në Mitrovicë

Aktuale

Arrestohet këshilltari i ministrit Peci, dyshohet për korrupsion sa ishte drejtor në Mitrovicë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 11:38
Hysen Muzliukaj

Mëngjesin e sotëm, “Betimi për Drejtësi” raportoi se është arrestuar kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

E pas tij, portali lokal i Mitrovicës, “Mitropol”, ka raportuar se është arrestuar edhe Hysen Muzliukaj.

Muzliukaj ishte drejtor në Komunën e Mitrovicës gjatë mandatit të Agim Bahtirit, ndërsa aktualisht është këshilltar i Faton Pecit.

Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit.

Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat