Nis të largohet Njësia Speciale Intervenuese nga Zveçani dhe Zubin Potoku

Aktuale

Nis të largohet Njësia Speciale Intervenuese nga Zveçani dhe Zubin Potoku

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 07:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Përfundimisht, nisi të largohet nga Zveçani dhe Zubin Potoku, Njesia Speciale Intervenuese.

Por angazhimin e tyre nuk do e ndalin në komunën e Leposaviqit.

Marrëveshja e Bratisllavës me sa duket do të fillojë të zbatohet të enjten, më 13 korrik, tri ditë pasi ishte arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Burimet e Dukagjinit mësojnë qe pas një muaji e gjysmë, trupat e njësisë më elitare të Policisë, do të largohen nga objektet komunale të Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Por, kjo nuk do të ndodhë në Leposaviq, marrin vesh burimet e RTV Dukagjinit.

Kjo vjen pas një marrëveshjeje të së martës ne Bratisllavë, ku në piken e parë të saj thuhet që Kosova zotohet që do të fillojë tërheqjen e zyrtarëve policorë në masë 25%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat