Demhasaj për audio-incizimet: Duhet të trajtohen në aspektin juridik

Aktuale

Demhasaj për audio-incizimet: Duhet të trajtohen në aspektin juridik

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 21:48
Arton Demhasaj

Analisti, Arton Demhasaj, tha se në aspektin juridik duhet të trajtohet çështja e incizimit të paautorizuar, ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiq nga Listës Serbe.

Prandaj sipas tij, Institucionet e sigurisë dhe hetuesisë duhet të merren me këtë çështje.

“Në aspektin juridik ka nevojë të trajtohet edhe çështja e incizimit të paautorizuar, sepse kjo krijon edhe njëfarë pasigurie të madhe juridike. Institucionet tona të sigurisë dhe hetuesisë duhet ta trajtojnë këtë çështje. Vlen të përmendet që kryeministri Kurti tha që audio incizimet janë të redaktuara, mirëpo si po e din Kurti që janë të redaktuara”, deklaroi Demhasaj.

Kujtojmë që sipas përgjimeve Kusari ka biseduar edhe me Radiojqiqin i cili gjendet në listën e zezë të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat