Një person dënohet me tri vjet burgim për sulm seksual

Aktuale

Një person dënohet me tri vjet burgim për sulm seksual

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar sot se një person, me inicialet M.H., është dënuar me tri vjet burgim për veprën penale “Sulm seksual”.

“I akuzuari M.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 27.07.2022 e deri më datë 10.05.2023. Të akuzuarit M.H i ndërpritet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndërkaq, e dëmtuara e mitur me përfaqësuesin ligjor, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat