​Mbrojtjes së Shalës i zgjatet afati për dorëzimin e mocionit për rrëzimin e akuzave

Aktuale

​Mbrojtjes së Shalës i zgjatet afati për dorëzimin e mocionit për rrëzimin e akuzave

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 17:51
Pjetër Shala

Trupi gjykues në çështjen ndaj Pjetër Shalës ka miratuar pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e mocionit për rrëzim të akuzave.

Gjykatësit kanë urdhëruar mbrojtjen e Shalës që më së largu deri më 24 gusht në orën 16:00 të dorëzojë mocionin e saj për rrëzimin e akuzave.

Ndërsa përgjigjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të avokatit të viktimave, nëse ka të tilla, duhet të dorëzohen deri më 4 shtator 2023.

Seanca gjyqësore e radhës në këtë çështje gjyqësore është caktuar për datën 21 gusht.

Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat