Daçiq i ankohet kryediplomatit izraelit për Kosovën

Aktuale

Daçiq i ankohet kryediplomatit izraelit për Kosovën

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 17:19
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, është takuar sot me homologun e tij nga Izraeli, Eli Cohen, duke thënë se vendimi i Izraelit për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës ka dëmtuar raportet në mes të Serbisë dhe Izraelit, shkruan RTS.

Ai tutje ka thënë se pret që marrëdhëniet me Izraelin të rivendosen pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe të ruhet miqësia me popullin hebre.

“Ne vlerësojmë negativisht dhe mendojmë se vendimi i qeverisë izraelite për njohjen e Kosovës i ka dëmtuar marrëdhëniet tona, duke pasur parasysh se për ne çështja e Kosovës është e një rëndësie të jashtëzakonshme historike dhe jo vetëm për shkak të së kaluarës sonë, por edhe për shkak të identitetin kombëtar të serbëve.

Në këtë drejtim e kemi krahasuar vazhdimisht qëndrimin tuaj ndaj Jerusalemit me qëndrimin tonë ndaj çështjes së Kosovës”, ka deklaruar Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat