Kurti jep detaje për arritjen e marrëveshjes për shtensionim, tregon kur do të mbahen zgjedhjet e reja

Aktuale

Kurti jep detaje për arritjen e marrëveshjes për shtensionim, tregon kur do të mbahen zgjedhjet e reja

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 07:29 Përditësuar në ora: 11:43 më 12.07.2023
Qeveria e Kosovës

Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10 - duhen edhe 38 milionë euro shtesë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10”.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se marrëveshja parasheh edhe 38 milionë euro shtesë.

“Rehabilimit i linjës hekurudhore 10 është në proces dy fazat e para janë në proces, mirëpo mbete faza e tretë për të filluar e cila është prej Mitrovicë deri në Leshak.

Kemi nënshkruar marrëveshjen për financim shtesë në vlerë prej 38 milionë euro me Bankën Evropiane për Investime. Ky financim mund të përdoret në cilën do fazë”, tha ai.

Qeveria me Grup Koordinues për anëtarësim në Këshillin e Evropës, deklarohet Gërvalla

Qeveria ka miratuar Propozimin e vendimit për themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare Këshilli i Evropës.

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla tha se grup do të punojë e zhvillojë komunikim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Me qenë se aplikimi ynë ka ndodhur në maj të vitit të kaluar për anëtarësim të plotë në KE, dhe më pak se një vit me vonë kemi kaluar etapën e parë e cila ka qenë e përqendruar në diplomaci që kërkesa jonë të arrij në Asamblenë parlamentare të KE-së”.

“Prandaj nëse për etapën e parë ka mjaftuar koordinimi i mirë ne mesë Qeverisë, presidencë dhe Kuvendit për ta kapërcyer këtë fazë, në fazën e dytë na duhet bashkëpunim edhe më i madh. Prandaj kemi propozuar krijimin e një grupi koordinues i cili ka për detyrë që të zhvilloj komunikim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në lidhje me anëtarësimin e Kosovës”.

“Duke hartuar raporte për çështje specifike. Tri komitete të Asamblesë Parlamentare, do të përpilojnë raportin për situatën politike, juridike dhe të drejtat e njeriut në Kosovës në kuadër të procesit  të anëtarësimit”, tha ajo.

Kurti: Dakordimi i Bratislavës do të ndihmojnë vendosje të barazisë midis palëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Ndërkohë vuri në pah nevojën për largim të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Kurti në adresimin e tij para mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se përmes dakordimit të së hënës në Bratislavë, 25 përqind e prezencës policore në dhe rreth objekteve komunale në veri do të zhvendosen diku tjetër ku kanë nevojë, po në ato komuna.

Kjo sipas tij po ndodh pasi në dy javët e fundit situata në komunën e Zvecanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit ka qenë shumë më e qetë.

Ndërkaq, theksoi nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

Kurti: Kemi treguar gatishmërinë për t’i kontribuar deeskalimit të situatës në veri

“Zëvendëskryeministri Bislimi ka arritur një dakordim me emisarin e Bashkimit Evropian Lajçak për këto pika. E para, Qeveria e Kosovës publikisht e tregon gatishmërinë e saj për tё kontribuar nё deeskalimin e situatës dhe mosndërmarrjen e hapave qё mund tё eskalojnё situatën nё veriun e vendit. Kjo nënkupton edhe reduktimin e menjëhershëm të një të katërtës të policëve që janë brenda ndërtesave apo në afërsi të tyre. Pra 25% tё prezencës policore do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna dhe do të vazhdojnë detyrën atje ku ka më shumë nevojë për ta, pasi konsiderojmë se pranë ndërtesave komunale situata tash e dy javë është krahasimisht shumë më e qetë. E dyta, Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerësojnë gjendjen e sigurisë, nё veçanti për tё shikuar mundësinë pёr zvogëlim tё mëtejmë tё prezencës policore nё dhe rreth ndërtesave komunale. Kjo ishte kërkesë e jona që nga fillimi, duke qenë se sundimin e ligjit dhe qetësinë e sigurinë i shohim si interes të përbashkët të të gjitha palëve”, tha ai.

Po ashtu, Kurti nënvizoi se mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, por sipas legjislacionit në fuqi dhe pas stinës së verës.

Kurti: Zgjedhjet në veri pas stinës së verës

“Qeveria e Kosovës përmes njё deklarate publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinës sё verës dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Ne me këtë rast kemi pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve. Për ne vazhdon të jetë me rëndësi që qytetarët e Republikës të kenë përfaqësim lokal për t’i përfaqësuar siç duhet. Por për të arritur këtë gjë duhet të krijohet ambienti i cili mundëson fushatën e mirëfilltë, pluralizmin politik, pjesëmarrjen e komuniteteve lokale dhe që garanton paprekshmërinë e votës. Në këtë kontekst duhet të kuptohet rëndësia që qeveria i jep sundimit të ligjit në secilën pjesë të vendit. Nuk mund të bëjmë kompromis me sundimin e ligjit, pasi ajo do të cenonte demokracinë. E katërta ka të bëjë me ftesën që BE-ja do të dërgojë për të dy kryenegociatorët. Këta do të ftohen në Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit, apo tabelën e implementimit pёr Marrёveshjen drejt normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrëveshjes”, shtoi Kurti.

Krahas këtyre, Kurti vuri në pah nevojën për largim të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Pasi sipas tij, dy palët duhet të negociojnë mbi bazën e pozicioneve të barabarta.

Ai po ashtu theksoi se për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi, dy palët duhet të pranojnë publikisht se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme.

“Për suksesin e zbatimit të marrëveshjes bazike së pari të dy palët duhet të pranojnë publikisht se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, gjë e cila nuk ka ndodhur ende nga pala serbe. Së dyti, marrëveshja duhet të zbatohen në plotëni, kjo nuk është e qartë për njërën nga palët. Së treti, zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet dhe së katërti që të dy palët duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta. Kjo është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e BE-së. Dakordimi i Bratislavës do të ndihmojë shumë në përqendrimin e fokusit në vendosjen e barazisë midis palëve që ndihmon zbatimin e marrëveshjes bazike”, përfundoi Kurti.

Vendos Qeveria, Anita Kalanderi emërohet Sekretare në Ministrinë e Drejtësisë

Qeveria e Kosovës ka propozuar emërimin e Anita Kalanderi për pozitën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.

Propozimin e saj e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se për këtë pozitë kanë aplikuar 8 persona, ku vetëm dy prej tyre kanë arritur të futen në listën e ngushtë.

Sveçla ka thënë se në listën e ngushtë kanë arritur të hyjnë Anita Kalanderi dhe Flutura Zena.

Kurti jep detaje për arritjen e marrëveshjes për shtensionim: Zgjedhjet në veri pas verës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fjalimin e tij para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, ka konfirmuar  se të hënë zv.kryeministri Besnik Bislim dhe emisari Miroslav Lajçak janë dakorduar për një marrëveshje që përmban 4 pika për de-eskalim të situatës.

Kurti tha se katër pikat do të krijojnë parakushte nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

Tutje, Kurti është shprehur se Kosova mbështet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs.

Më tej, kreu i Qeverisë tha se dakordimi që ndodhi në Bratisllavë, do të ndihmojë në vendosjen e barazisë midis palëve, që sipas tij, ndihmon zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj.

“Z.Bislimi ka arritur një dakordim me emrirasin Lajçak për këto pika. E para zvogëlimi nё masën e 25% tё prezencës policore nё dhe rreth ndërtesave komunale. E dyta Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerësojnë gjendjen e sigurisë. E treta Qeveria e Kosovës do të bëjë një deklaratë publike ku do të mbështes mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore. E katërta ka të bëjë me ftesë  që BE do të bëjë për kryenegociatorët për finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrëveshjen drejt Normalizimit”.

“Marrëveshje duhet të zbatohet në plotëni, zbatimi i marrëveshjeve nuk duhet që të kushtëzohet, duhet që të negociojnë në mënyrë të barabartë. Si përfundim dakordimi i Bartisllavës do të ndihmojë. Reforma në drejtësi është prioritet i ynë , puna për të nuk ka ndaluar asnjëhërë. Ka më shumë se 4 muaj që jemi në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Sot do të shqyrtojmë edhe Projektligjin për Këshillit Prokurorila”, tha ai.

Kurti e përmend se Kosova u mor vesh me BE-në të mos bëjë hapa që mund ta eskalojnë situatën në veri

Kryeministri Albin Kurti ka folur për marrëveshjen për shtensionimin e situatës para ministrave në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Kurti aty e përmendi edhe se Kosova është hapjtuar që të mos bëjë hapa “që munda ta eskalojnë situatën në veri”.

“E para, Qeveria e Kosovës e shpallë publikisht gatishmërinë e saj për të punuar në drejtim të de-eskalimit të situatës dhe për të mos ndërmarrë hapa që mund ta eskalojnë siutatën në veri të vendit tonë. Kjo gjë nënkupton edhe reduktimin e menjëhershëm të 1/4 të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale apo në afërsi të tyre”, tha ai.

Shefi i Qeverisë tha se policët “do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna” pasi konsiderojnë se “paranë ndërtesave komunale situata tash e dy javë është krahasimisht shumë më e qetë”.

Kurti përmendi edhe pikat tjera të marrëveshjes, ndër të cilat atë për vlerësime të përbashkëta me EULEX-in dhe KFOR-in për mundësinë e zgovëlimit të mëtejshëm të pranisë policore në veri. Kjo, tha Kurti, “ishte kërkesë e jona që nga fillimi”.

Ai përmendi edhe deklaratën që duhet ta bëjë Qeveria për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri “pas stinës së verës”.

Brenda dy javësh pritet të shtensionohet situata në veri, në bazë të një marrëveshjeje të arritur të hënën ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak..

Kurti mbledh ministrat

Qeveria e Kosovës sot do të mban mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, mbledhja pritet të fillojë nga ora 10:00.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.

Kujtojmë që tensionet e fundit mund ta kenë sjellë një mbledhje të radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat