Gashi: Nuk besoj se Kurti ishte në dijeni për veprimet e Kusari-Lila – Qeveria nuk varet nga Lista Serbe

Aktuale

Gashi: Nuk besoj se Kurti ishte në dijeni për veprimet e Kusari-Lila – Qeveria nuk varet nga Lista Serbe

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 17:41
Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi ka deklaruar se nuk beson që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte në dijeni lidhur me telefonatat e Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari me Slavko Simiq.

Në “FIVE” avokati Gashi ka deklaruar se Kusari-Lila kishte sqaruar “në mënyrë të duhur” të gjitha pretendimet në “Debat Plus”.

“Kam dëgjuar deklaratën e zonjës Mimoza dhe besoj se ka dhënë sqarimin e duhur këtu dje në studion tuaj…mendoj që ka dhënë sqarimet e caktuara se kushdo që është i nevojshëm jo që arsyetohet, më duket që ai deputeti apo çfarëdo pozite që ka në Listën Serbe është Siniqi dhe ka biseduar për shkak të kalimit të ligjeve që fatkeqsisht i kemi në Kushtetutën tonë që duhet të jenë 2/3 e pakicave, dhe posaqërisht të asaj që ne i kemi përkëledhur (pakica serbe)…e ka sqaruar ajo, nuk kam çfarë shtoj më tepër. Kushdo që komunikon jashtë fushëveprimtarisë së saj politike për vitin e kaluar, për nevojën e kalimit të atyre ligjeve, bën shkelje etike”, ka deklaruar ai. “Nuk besoj që Kurti ishte në dijeni por siç thash, ajo (Kusari-Lila) i sqaroi mbrëmë..”

Tutje, është Gashi ai i cili beson qe Lista Serbe nuk ka një ndikim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Qeveria nuk varet nga Lista Serbe…Lista Serbe nuk ka kurrfarë ndikim në Qeveri dhe as në qeverisje sepse po e sheh sa mirë po e qeverisin LVV-ja, krejt ministrat, pa prezencën e tyre…”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, Eksperti i Sigurisë, Drizan Shala ka deklaruar se Kusari-Lila nuk do vepronte pa pasur një mbështetje nga ana e kreut të ekzekutivit.

Ndryshe, Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e sigluara nga gazeta Nacionale.

Sipas saj, këto përgjime duket se janë dalë nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiqit, paautorizim.

“Po është zëri im, ai që dëgjohet në përgjimin e paautorizuar si duke të Slavko Simiq, në vitin e kaluar, kur ka ndodhur biseda në zyrën time në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kusari.

Sipas mediumit Nacionale, këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat