Deputeti i VV publikon një ngjarje të vërtetë që përshkruan tmerrin e gjenocidit në Srebrenicë

Aktuale

Deputeti i VV publikon një ngjarje të vërtetë që përshkruan tmerrin e gjenocidit në Srebrenicë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 11:31
Dimal Basha

Deputeti i VV, Dimal Basha, ka publikuar një ngjarje të vërtetë që përshkruan tmerrin e gjenocidit në Srebrenicë.

Siç shkruan Basha, rrëfimin e ka nxjerrë nga libri “The Trigger”, me autor Tim Butcher.

Shkrimi i tij:

Një ngjarje të vërtetë që përshkrun tmerrin e gjenocidit në Srebrenicë.

“Nana me dy vajzat e saja ik prej Srebrenicës edhe arrin tek një zonë e sigurtë, kjo pas shumë ditëve duke u fshehur e kaluar nëpër male e fusha të minuara. Ajo ishte tmerruar nga vuajtjet gjatë rrugës, si dhe nga ngjarjet në Srebrenicë. Asaj i kishin vra burrin, vëllezërit e shumë burra tjerë ne familje."

"Pasi arriti të i shpëtoj këtij rrugëtimi trishtues, nëna u sigurua që vajzat ishin në duar të sigurta, dhe menjëherë iku afër në mal dhe nuk u pa më."

"Më vonë e gjetën të varun në një degë lisi me shaminë e kokës që e mbante. Nëna kishte sakrifikuar që t'i shpëtonte vajzat, mirëpo jo edhe veten, pasi nuk arriti t'i përballonte dhimbjes dhe tmerrit që kishte përjetuar në Srebrenicë.”

Rrefim nga libri “The Trigger” by Tim Butcher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat