Çmimet e larta për pushime – qytetarët ankohen: Nuk mund të shkojmë në bregdet

Aktuale

Çmimet e larta për pushime – qytetarët ankohen: Nuk mund të shkojmë në bregdet

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 08:36
Qytetari

Këtë vit çmimet janë ngritur edhe në sektorin e turizmit, për çka ka bërë që qytetarët të mendojnë që mos të shkojnë në bregdet fare.

Qytetarë të Prishtinës kanë shprehur pakënaqësitë e tyre mbi rritjen e çmimeve.

Mehmet Zakuti, pensionist nga Prishtina i cili tregon se veç ishte në pushime tha se “Këto pensione, këto paga janë shumë të ulëta. Nuk di çfarë t’ju them. Ishalla Zoti e bënë mirë. Isha në bregdet. Para dy ditësh kam ardhur. Çmimet më të shtrenjta se në vitin e kaluar. Çmimet shumë të shtrenjta edhe nuk po ka njerëz, se s’ka para. Pa para nuk shkohet askund”.

Ndërsa Florim Ademi, polic u shpreh se nuk kishte bërë fare plane për të shkuar diku me pushime: Për momentin nuk kemi bere plan për të shkuar me pushime, u shpreh Ademi.

Një tjetër qytetar nga Prishtina thotë se me pagë 400 euro nuk ka si të shkohet në plazh.

Pagat 400 euro, nuk ka deti”, tha Shpend Syla për eo.

Shkëlzen Haliti nga agjencia turistike Barileva Travel, i cili ngritjen e çmimeve të aranzhimeve e adreson te ngritja e çmimeve të hoteleve.

Ka një ngritje të ndjeshme të çmimeve të hoteleve, por është ngritur çmimi total i aranzhimeve. Domethënë nëse në vitin e kaluar ka kushtuar më pak X aranzhimi i caktuar tash ka një rritje pak a shumë të ndjeshme e cila ndikon direkt tek qytetarët për faktin se janë ngritur çmimet e hoteleve. Do të thotë, kjo ka ndikuar pak a shumë në formulimin e një çmimi total tek aranzhimet, por jo tek ngritja e cmimit të biletave. Jam duke folur gjithmonë, për agjencionin tonë”.

Jemi munduar gjithmonë që t’i kursejmë udhëtarët, domethënë xhepin e tyre për shkak të çmimit të biletave. Edhe pse ka pasur ngritje të çmimeve të hoteleve, ne jemi munduar gjithmonë që çmimet e biletave të mos ngriten, pra kjo është faktike si për linjën për Shqipëri ashtu edhe për linjat e Malit të Zi, bregdetin shqiptar dhe linjat e tjera. Pra nuk ka ngritje të çmimeve të biletave por është një ngritje e theksuar e ngritjes së çmimit tek hotelet. Realisht, ndoshta është vërejtur edhe tek qytetarët për shkak se çmimet në krahasim me vitin e kaluar këtë vit kanë qenë më të larta si shkak-pasojë e çmimeve të hoteleve”.

Haliti nuk lë pa përmendur edhe dy faktorë; ngritjen e çmimeve në bregdetin shqiptar, pra ngritjen e çmimeve bazë si dhe atë që ai quajti devaluim të euros në raport me lekun shqiptar.

Ka shumë ngritje. Në bregdetin shqiptar ka ngritje të çmimeve edhe në produktet bazë. Personalisht i kam vizituar dhe ka ngritje të theksuar tek çmimet e produkteve, që janë produktet ushqimore, është një rritje drastike, ndoshta pak edhe si pasojë e devaluimit të euros, leku me euro është duke u barazuar një me një. Jam duke folur për Shqipërinë”, u shpreh Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat