Osmani i gëzohet lajmit për ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO, radha është e këtyre shteteve

Aktuale

Osmani i gëzohet lajmit për ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO, radha është e këtyre shteteve

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 22:52
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur gëzimin pas lajmit që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është pajtuar të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO.

Ajo në Twitter ka shkruar që pret që radhën tani ta ketë Kosova, Ukraina e Bosnje e Hercegovina.

“Lajm i shkëlqyer!”

“Radhën e kanë Kosova, Ukraina dhe Bosne dhe Hercegovina në NATO, për një Aleancë dhe për një Evropë më të sigurt e të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat