“Dobreveçe”: Ermal Panduri e përshëndet në serbisht Mimoza Kusarin, edhe ajo ia kthen serbisht

Aktuale

“Dobreveçe”: Ermal Panduri e përshëndet në serbisht Mimoza Kusarin, edhe ajo ia kthen serbisht

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 20:49
Mimoza Kusari Lila

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita, pasi media publikoi një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Zonja Kusari-Lila sonte ka qenë e ftuar në “Debat Plus” , ku ka folur për përgjimet e publikuara sot.

Ermal Panduri, udhëheqës i emisionit, fillimisht e përshëndeti zonjën Kusari-Lilën në gjuhën serbe.

“Dobroveçe” – i tha z. Panduri, që do të thotë mirëmbrëma.

E njëjtë ia ktheu edhe Kusari-Lila, duke i thënë “dobroveçe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat