Audio-incizimi i Kusari-Lilës, Haradinaj: Nesër do e kuptojmë se si u vendos që kategoria e UÇK të mos përfshihet në ligj

Aktuale

Audio-incizimi i Kusari-Lilës, Haradinaj: Nesër do e kuptojmë se si u vendos që kategoria e UÇK të mos përfshihet në ligj

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 19:28
Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Daut Haradinaj

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Daut Haradinaj, ka reaguar për përgjimet e fundit të publikuara sot, të Shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku përmendet edhe një kontakt me Milan Radojiçiqin.

Haradinaj ka thënë se “për të gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj”.

“Për të gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj. Këto që i publikoi Berati sot, po tingëllojnë si bombat e Zaevit para disa vitesh.

S’ka rastësi në këtë botë. Para pak ditësh thashë që Kurti rrethohet nga njerëz të UDB-së”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat