Deputeti i VV-së - Edi Ramës: Kanuni e dënon rëndë edhe premjen n’besë

Aktuale

Deputeti i VV-së - Edi Ramës: Kanuni e dënon rëndë edhe premjen n’besë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 15:21
Ardian Gola

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot nga Shkupi ka folur për mos konfirmimin e takimit nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Rama ka thënë se mbase Kurti s’ka harruar që në bazë të kanunit nuk i mbyllet dera as armikut.

Për këtë deklaratë të Ramës ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola.

Ai ka thënë se është e vërtetë që Kanuni kërkon t’i hapet dera edhe hasmit, por Gola shton se kanuni e dënon rëndë edhe “premjen n’besë”.

“Eshte e vertete qe Kanuni kerkon t’i hapet dera edhe hasmit nese t’vjen n’shpi. Vec Kanuni e denon rend premjen n’bese. Me siguri Rama ka ndonje interpretim te veçantë realpolitik te Kanunit”, ka shkruar Gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat