Vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore në Kishnicë e Prishtinë

Aktuale

Vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore në Kishnicë e Prishtinë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se po vazhdojnë punën në teren me gërmimet në Kishnicë dhe në Arbëri (Dragodan) të Prishtinës.

Sipas këtij komisioni, zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në vendin tonë.

“Ekipet tona po vazhdojnë punën e tyre në teren. Krahas gërmimeve në lokacionet tjera, si Podujevë dhe Kamenicë, këtë javë ekipet po vazhdojnë gërmimet edhe në Kishnicë dhe në Arbëri (Dragodan) të Prishtinës.

Zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në vendin tonë, dhe njëkohësisht një tregues i qartë i mohimit të vazhdueshëm të krimeve nga ana e Serbisë”, njofton ky komisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat