Hoti: Kemi urdhëresë për të gërmuar edhe në dy lokacione të tjera për të pagjeturit

Aktuale

Hoti: Kemi urdhëresë për të gërmuar edhe në dy lokacione të tjera për të pagjeturit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:23
Andin Hoti

Kryetari i delegacionit të Kosovës për personat e pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, ka thënë se në bazë të urdhëresës që kanë marrë janë edhe dy lokacione tjera ku dyshohet për të eshtrat e të zhdukurve gjatë luftës.

Ai ka përmendur një lokacion në fshatin Bizhtazhin të Gjakovës, ndërsa lokacionin e dytë nuk e zbuloi.

“Ne në fakt veprojmë në bazë të urdhëresave, jo informacione të lokacioneve.

Urdhëresë kemi edhe për dy lokacione të tjera, njëra është Bishtazhini dhe tjetra nuk po e përmendi emrin.

Ndërkaq, nuk kemi lokacione të tjera të Kosovës”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat