Shala: Nuk është koha për të shpallur organizata terroriste në ver

Aktuale

Shala: Nuk është koha për të shpallur organizata terroriste në ver

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 23:45
Ish-kryetar i Komisionit për AKI-në, Haxhi Shala

Ish-kryetar i Komisionit për AKI-në, Haxhi Shala, ka thënë se nuk është koha për të shpallur organizata terroriste në veri të vendit.

Në Edicion Special në Klan Kosova, ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprime që e përafrojmë me faktorin ndërkombëtar.

“Ne këtë veprim të Qeverisë së Kosovës e kemi parë si me skepticizëm sepse në këtë kohë, nga miqtë tanë ndërkombëtarë është duke u kërkuar diçka tjetër nga ne”, ka thënë ai.

Sipas tij, po kërkohet që Kosova të jetë sa më afër kërkesave të tyre në mënyrë që t’i rregullojë marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar.

“E përgëzoj kryeministrin Kurti dhe ministrin Sveçla, por a është koha tani? Unë mendoj që jo sepse ne duhet të bëjmë veprime që të afrohemi sa më afër faktorit ndërkombëtar e jo të marrim vendime që na largojnë”.

Sipas tij, shpallja e organizatave terroriste po bëhet nga Qeveria Kurti sa për të tërhequr vëmendjen nga kritikat e ndërkombëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat