Hovenier: Do të ketë edhe disa pasoja tjera ndaj Kosovës nëse vazhdohet me këtë rrugë

Aktuale

Hovenier: Do të ketë edhe disa pasoja tjera ndaj Kosovës nëse vazhdohet me këtë rrugë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 22:17
Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ndaj Kosovës do të ketë pasoja.

Kjo pasi nuk është duke shkuar në një vijë me kërkesat e shteteve aleate për uljen e tensioneve në veri.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të gjitha këto shtete kanë treguar mbështetje ndaj Kosovës për dekada.

Siç e thashë, nuk dëshiroj të hyj në specifika, por është e qartë se do të ketë disa pasoja tjera nëse vazhdojmë në këtë rrugë ku Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigjet kërkesave të të gjithë miqve të saj nga të gjitha vendet që kanë dhe kanë treguar përgjatë më shumë se një apo dy dekadave përkushtimin tonë për të parë Kosovën duke e marrë vendin e saj në Evropë dhe brenda strukturave evropiane dhe euroatlantike”, tha Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat