Ish inspektori i AKI-së për shpalljen e organizatave terroriste: Qeveria është treguar shpërfillëse ndaj partnerëve

Aktuale

Ish inspektori i AKI-së për shpalljen e organizatave terroriste: Qeveria është treguar shpërfillëse ndaj partnerëve

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 17:49
Ish inspektorit të AKI-së, Shkelzen Sopjani

Ish inspektorit të AKI-së, Shkelzen Sopjani, nuk i është dukur i qëlluar vendimi i qeverisë për shpalljen e organizatave “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” si organizata terroriste.

Ai tha se ky vendim nuk është marrë në kohën e duhur.

“Në kontekstin dhe rrethanat në të cilat është marrë vendimi, nuk më është dukur shumë i qëlluar apo i menduar mirë.

Sepse me këtë vendim, qeveria është treguar pak shpërfillëse ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë edhe ndodh në një moment kur krejt fokusi është te Republika e Kosovës për me ndërmarrë veprime me qëllim të depërshkallëzimit  e jo shkallëzimit të situatës së sigurisë në Veri”, tha ai në Frontal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat