Berisha i LDK-së për deklaratën e Kusari-Lilës: Ka për qëllim zhytjen e Kosovës në kaos e anarki

Aktuale

Berisha i LDK-së për deklaratën e Kusari-Lilës: Ka për qëllim zhytjen e Kosovës në kaos e anarki

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 14:49
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha, ka komentuar deklaratën e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë që masat e paralajmëruara nga BE-ja për Kosovën janë “për shkak se Kosova tentoi ta vendoste sundimin e ligjit”.

Berisha e quajti Kurasi-Lilën “altoparlantë të kryeministrit, Albin Kurti dhe tha se me këtë deklaratë mesazhi i qeverisë është që “Bashkimi Europian është bashkësi e shteteve urrejtëse e zbatimit të ligjit.”.

“Nē qoftë se e marrim të mirëqenë deklaratën e “altoparlantës” së Kurtit, zonj Kusari-Lila, se : “Bashkimi Evropian ka paralajmëruar vendosjen e disa masave ndaj Kosovës për shkak se Kosova tentoi të vendoste sundimin e ligjit.” – atëherë mesazhi i qeverisë për publikun kosovar është i qartë : Bashkimi Europian është bashkësi e shteteve urrejtëse e zbatimit të ligjit.”, shkroi Berisha në Facebook.

Sipas tij, ky klasifikim është i pavërtetë dhe ka për qëllim zhytjen e Kosovës në kaos e në anarki.

“Ky klasifim i pavërtetë natyrisht që nuk ka asnjë ndikim në opinionin europian por natyrisht që ka qellim identifikimin e shqiptarëve të Kosovës si shoqëri me mendësi e kulturë antieuropiane rrjedhimisht ka për qëllim izolimin e Kosovës dhe zhytjen e saj në kaos e anarki.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat