“Shtensionimi i situatës nuk varet vetëm nga Prishtina”, Bytyçi: Kriza u shkaktua për shkak të presionit të njëanshëm ndaj Kosovës

Aktuale

“Shtensionimi i situatës nuk varet vetëm nga Prishtina”, Bytyçi: Kriza u shkaktua për shkak të presionit të njëanshëm ndaj Kosovës

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 17:01
Seb Bytyçi

Seb Bytyçi nga London School of Economics, në një intervistë për “Ballkan Update” foli për krizën në veri të Kosovës dhe për ultimatumet nga faktori ndërkombëtar nëse nuk plotësohen kërkesat nga ana e qeverisë kosovare dhe serbe. Ai tha se kriza vjen si pasojë e presionit të njëanshëm ndaj Kosovës.

Në intervistën që dha për gazetaren Linda Karadaku, Bytyçi theksoi se faktori ndërkombëtar nuk ka ushtruar presion ndaj Serbisë sikurse ndaj Kosovës për implementimin e marrëveshjes. Sipas tij, shtensionimi i situatës nuk varet vetëm nga veprimet që duhet të marrë Prishtina.

“Arsyeja e krizës është se kërkohet nga Kosova që të implementojë marrëveshjen mirëpo nuk ka presion të njëjtë mbi Serbinë. Ishte duke ndodhur një dialog për implementimin e marrëveshjes kështu që si rezultat i kësaj krize duhet të jetë një pajtim i ri për implementimin e marrëveshjes së Ohrit përndryshe e gjithë kjo ka qenë kot dhe e panevojshme.

Por arsyeja e krizës është për shkak të presionit të njëanshëm për implementim. Kishte takime për t’u pajtuar për implementim, nuk pati sukses dhe kjo çoi deri tek kriza. Nëse nuk ka një pajtim të ri për implementim të marrëveshjes së Ohrit do të kemi prapë kriza të tjera. Problemi është tek presioni i njëanshëm vetëm mbi Kosovën.”, u shpreh Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat