“Turp”/ Një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi - ja rreziku serioz që vjen nga ideja e Ramës

Aktuale

“Turp”/ Një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi - ja rreziku serioz që vjen nga ideja e Ramës

Nga: M.L. Më: 26 qershor 2023 Në ora: 18:55
Edi Rama

Sot, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar në Bruksel për të zhvilluar një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ku pjesë e diskutimeve ishte situata në veri të Kosovës.

Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, e sheh si zgjidhje zhvillimin e një konference pa afat kohor mes Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e NATO-s ku do të nënshkruhej marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.

“Sapo kemi mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohem me Presidentin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit tonë, Charles Michel. Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit. Fatkeqësisht, së fundmi, të dyja palët i kanë sytë te fronti i politikës së brendshme dhe te sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike, u kanë kthyer kurrizin”, shkruan Rama.

Por, thirrja e Edi Rames për konferencë ndërkombëtare për Kosovën, sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare Dr. Enver Bytyçi është e rrezikshme!

Bytyçi në një status facebook shkroi se në këto dy deklarata ka dy probleme serioze, me të cilat zoti Rama luan rolin anti-kosovëë dhe pro-serbit.

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë shtypi me presidentin e Këshillit të Evropës. Michel, kërkoi që të mblidhet një konference ndërkombëtare, ne të cilën Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq të ngujohen derisa të bien dakord për zgjidhje të konfliktit.

Ndërkaq vet konfliktin e përcaktoi si produkt të etjes për pushtet të të dy protagonisteve te lartpërmendur, kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.

Në këto dy deklarata ka dy probleme serioze, me të cilat zoti Rama luan rolin e anti-kosovarit dhe pro-serbit. E para: - Një konference ndërkombëtare për konfliktin Kosovë-Serbi është e rrezikshme, sepse çon në situatën e para 17 shkurtit 2008. D.m.th e kthen statusin e Kosovës para asaj datë. Pra, e zhbën pavarësinë e Kosovës dhe i krijon kësisoj Beogradit të shtroje të gjitha alternativat e zgjidhjes, prej statusit të krahinës e deri të ndarja. Kjo strategji është e njohur dhe për këtë kane insistuar liderët serbë gjatë 15 viteve. Sot Edi Rama jua rikthen këtë mundësi. TURP!”, u shpreh profesori.

Ai rikujtoi se më datën 1 shkurt të vitit 2019 këtë ide e kishte dhënë edhe kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj, i cili gjeti kundërshtimin e plotë të të gjithë aktoreve dhe faktorëve në Kosovë.

Kosova gjendet para një rreziku serioz në rastin e organizimit të kësaj konference. Rama luan me konfliktin në veri të Kosovës me këtë propozim. Aq sa të shkon mendja se Vuçiq qëllimisht i tensionon marrëdhëniet Kosovë-Serbi, që ta detyroje bashkësinë perëndimore të organizoje një konference të tillë. Por, para bashkësisë perëndimore ka nxitur për këtë Edi Ramen”, nënvizoi ai.

Sipas tij, barazimi i Kosovës me Serbinë nga Rama, vetëm sa e justifikon kërkesën për konferencë ndërkombëtare për zgjiodhjen e konfliktit.

Së dyti, Kur Rama thotë se Albini e Sandri po luajnë për kapital politik vë shenjën e barazimit në faj e përgjegjësi për të ty këta. D.m.th po aq sa qenka fajtore Serbia, qenka fajtore edhe Kosova për atë që ndodh në veri të vendit. Ky arsyetim shkon në justifikimin e propozimit për konference ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit. D.m.th, meqenëse të dy vendet janë fajtore, atëhere konferenca duhet ta fillojë diskutimin nga zeroja dhe te realizoje një produkt. Produkti në këtë rast shkon në favor të Serbisë.

Zot na ruaj nga kryeministri i Shqipërisë, sepse nga presidenti i Serbisë ruhemi vete!”, përfundoi profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat