Pas Osmanit, Guvernatorja e Shtetit të Iowa-s takohet edhe me Konjufcën

Aktuale

Pas Osmanit, Guvernatorja e Shtetit të Iowa-s takohet edhe me Konjufcën

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 07:56 Përditësuar në ora: 11:50 më 26.06.2023
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.

Konjufca takoi guvernatoren e Shtetit të Iowa-s

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.

Gjatë vizitës në Kosovë, Reynolds ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

Ajo ka premtuar fuqizim të bashkëpunimit me Kosovën në fushën e sigurisë ndërsa ka përmendur edhe bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe arsimit.

Pas takimit me presidenten Osmani, ajo ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera

Nis takimi Osmani-Reynolds

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Guvernatorja Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s (Shtetet e Bashkuara), në hollin e Kuvendit.

Mdërkaq pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të deklarohen për media.

Guvernatorja Reynolds gjatë qëndrimit në Kosovë do ta takojë edhe liderë të tjerë institucional.

Guvernatorja e Shtetit të Iowa-s takon përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.

Takimi nis në orën 09:50 dhe mediat fillimisht do të marrin pamje nga pritja që Presidentja Osmani i bën Guvernatores Reynolds, ndërkaq më pas edhe në takimin e përbashkët.

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Guvernatorja Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s (Shtetet e Bashkuara), në hollin e Kuvendit, ndërkaq pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të deklarohen për media.

Sipas njoftimit të Presidencës, mediat e interesuara për ta përcjellë takimin luten të jenë në Presidencë më së largu në orën 09:30.

E në orën 11:15, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.

Kurse, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret në takim, Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.

Takimi nis në orën 11:50 dhe mediat mund të marrin pamje te hyrja kryesore e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat