Ambasadorja suedeze në Beograd: Nuk ka paralele mes Kosovës dhe Ukrainës, më 1999 ndaluam spastrimin etnik

Aktuale

Ambasadorja suedeze në Beograd: Nuk ka paralele mes Kosovës dhe Ukrainës, më 1999 ndaluam spastrimin etnik

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 07:26
Anika Ben David

Nuk ka “asnjë paralele” mes asaj se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe intervenimit të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, ka thënë ambasadorja suedeze në Beogradi, Anika Ben David, duke folur për të përditshmen serbe “Politika” kur intervistuesi provon të nxjerrë analogji me invazionin brutal e të paligjshëm rus në Ukrainë që nga shkurti i vitit të kaluar me bombardimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Nuk shohim paralele mes kësaj çfarë po ndodh tash në Ukrainë dhe asaj çfarë ndodhi në Serbi më 1999”, tha prerazi ambasadorja.

Pyetur se “ku qëndron dallimi”, ambasadorja ia kthen edhe më prerazi. “Bombardimet e NATO-s ishin përpjekja e fundit për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë”.

“Nuk ka pasur konflikt mes dy vendeve, por Rusia e pushtoi Ukrainën më 2014. Ka pasur shumë konflikte në Jugosllavi dhe intervenimi i NATO-s ishte përpjekja, si gjëja e fundit, për të parandaluar spastrimin etnik në Kosofvë. Bombarimet e 1999’ës duhet të shihen në atë kontekst. Shpresojë që përvojat tramautike të nga fushata e NATO-s nuk do të mjegullojnë pikëpamjen e popullit serb për të ardhmen dhe mundësitë që kanë tash”, ka thënë diplomatja suedeze.

Tutje, ajo shpreh pritshmëritë e saj që Marrëveshja e Ohrit për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetësohet.

“Fatkeqësisht, tashmë po kthehemi në menaxhim të krizave. Ne, BE-ja, bashkë me ShBA-në, kemi punuar pa u ndalur për të shtyrë para normalizimin. Shpresuam që pas Ohrit ishim në shtegun e duhur, por kjo nuk ndodhi. Tash është e rëndësishme që situata të depërshkallëzohet, që të gjithë të kthehen në tryezën e bisedimeve, dhe që të ketë zgjedhje të reja në veri të Kosovës; por edhe që marrëveshjet e kaluara të zbatohen. Çfarëdo progresi për të ardhmen duhet të fillojë me zbatimin e marrëveshjeve paraprake”, ka thënë ambasadorja Anika Ben David.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat