I rrahur rëndë dhe i plagosur, i dyshuari për vrasjen në Gjakovë dyshohet se u vetëmbrojt nga vëllezërit Islamaj

Aktuale

I rrahur rëndë dhe i plagosur, i dyshuari për vrasjen në Gjakovë dyshohet se u vetëmbrojt nga vëllezërit Islamaj

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 23:56
Foto nga vendngjarja

Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur. Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën.

Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.

Sipas informacioneve, vrasja e dyfishtë në Gjakovë dyshohet të jetë kryer në vetëmbrojtje.

I dyshuari, Gjergj Gjokaj, është i rrahur rëndë dhe i plagosur me armë zjarri.

Media mëson se të dyshuar për rrahjen dhe plagosjen e tij janë tani të ndjerët, vëllezërit, Blerim dhe Haxhi Islamaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat