Arrestohet i dyshuari për vrajsen e vëllezërve në Gjakovë – detajet e fundit nga ngjarja

Aktuale

Arrestohet i dyshuari për vrajsen e vëllezërve në Gjakovë – detajet e fundit nga ngjarja

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 21:28 Përditësuar në ora: 23:35 më 25.06.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Arrestohet i dyshuari për vrajsen e vëllezërve në Gjakovë – gjendet i plagosur në Klinë

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë.

Arrestimi i tij është bërë në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Lajmin për median e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë.

Ai ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.

“Ai është jashtë rrezikut për jetë. Por intervistomi ka qenë i pamundur”, ka thënë Graishta teksa tregoi që i dyshuari për merr trajtim mjekësor.

Vrasja e rëndë ka ndodhur të dielën në ora 20:20 dhe sipas raportimeve të Policisë motivet dyshohen të jenë për shkaqe pronësore. 

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë nuk është arrestuar ende

Dy vëllezër nga fshati Madanaj të Gjakovës kanë mbetur të vdekur si pasojë e plagosjes me armë zjarri.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë kanë një person të dyshuar.

Mirëpo i cili ende nuk është arrestuar.

“Bëhet fjalë për një vrasje të dyfishte në Gjakovë në fshatin Madanaj, për atë që ne kemi informacion viktimat janë dy vëllezër. Po supozojmë që kemi një të dyshuar të indentifikum, mirëpo ende nuk është arrestuar. Jemi duke e hetuar rastin. Ajo çfarë mundem me konfimu është se njëri nga viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital gjë të cilën e ka konfirmuar mjeku kujdestar.” – ka bërë të ditur Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Vrasje e dyfishtë në Gjakovë – Zbulohen motivet e vrasjes së dy vëllezërve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën pasdite në Gjakovë. Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pas një konflikti pronësor me të dyshuarin.

 Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha e ka konfirmuar rastin.

Ai ka thënë se sipas informatave të para motivet e vrasjes janë për shkak të një prone.

Sipas tij, dorasi është identitfikuar por ndodhet ende në arrati. Ai tha se policia është duke e kërkuar.

“Mund të konfirmoj behet fjal për vrasje te dyfisht. Viktimat janë vëllezër mes vete. Personi i dyshuar është i identifikuar por ndodhet në arrati”, ka thënë ai.

Ai bëri të ditur se dy viktimat janë të moshës së re.

E konfirmon Policia, dy viktimat e vrasjes në Gjakovë ishin vëllezër

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës, të dielën ku dy persona kanë mbetur dy vrarë.

Lajmi është konfirmuar nga Lumni Grainshta, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Ai e ka konfirmuar se dy viktimat ishin vëllezër.

Ndërkaq i dyshuari për krimin e kryer ndodhet në arrati.

Policia e Kosoës është në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për dy vëllezër, njëri prej të cilëve ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.

Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë.

Derisa ende nuk dihen rrethanat apo shkaku se i kësaj vrasje.

-------------------------

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Gjakovë, të dielën.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë per Rajonin e Gjakovës

Nuk dihet për motivet e kësaj vrasjeje të rëndë.

Për më shumë do të informoheni pas pak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat