Vërshimet në Pejë/ Haradinaj: Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët

Aktuale

Vërshimet në Pejë/ Haradinaj: Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët

Nga: A.SH Më: 25 qershor 2023 Në ora: 08:34
Vërshimet në Pejë

Si pasojë e vërshimeve një nënë bashkë me djalin e saj 5-vjeç kanë vdekur në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë.

Për këtë ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai shprehu ngushëllime për familjen Ademaj e cila humbi familjarët, derisa bëri thirrje të gjitha institucuionet përgjegjëse veprojnë me vendosmëri e seriozitet

Postimi në Facebook:

I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet.

Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët.

Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat