Clewing: Beogradi po bën luftë hibride ndaj Kosovës

Aktuale

Clewing: Beogradi po bën luftë hibride ndaj Kosovës

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:56
Konrad Clewing

Eksperti për Kosovën Konrad Clewing  shpjegoi  se përse është shqetësuese situata aktuale në kufirin Kosovë-Serbi dhe çfarë mund të bëhet për shtensionimin e saj.

Sipas tij gjendja është shqetësuese, pasi shikon  se si Vuçiq tani po e ripërdor Kosovën për të zbutur ose për të anashkaluar protestat e brendshme kundër tij.

"Mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë. Shqetësues është edhe fakti që Perëndimi kohët e fundit ka  mbajtur qëndrim të njëanshëm, në anën e Serbisë, edhe pse forcat e NATO-s në veri të Kosovës (konkretisht në Zveçan) nuk u sulmuan vetëm nga përfaqësuesit e popullsisë lokale, por – edhe nga agjentët e shërbimit sekret serb dhe policia. Perëndimi heshti për një kohë për arrestimin e tre policëve kosovarë dhe deri tani nuk e ka dënuar ashpër këtë veprim"-tha ai.

Nuk mendoj se KFOR-i do të dëshironte të merrte përsipër një mision që është i dënuar të dështojë. KFOR-i nuk dëshiron të dërgojë aty mijëra ushtarë e të bllokohet duke u marrë me çështje të përditshme policore. Por do të ishte shumë e arsyeshme nëse prania ndërkombëtare në veri të Kosovës do të rritej, nëse EULEX-i dhe KFOR-i – ngjashëm me atë që ndodhi në Sllavoninë Lindore nga viti 1995 deri në 1998 –  të marrë në dorë për një farë kohe administrimin e veriut të Kosovës. Kjo do t’i jepte fund vakumit të pushtetit në veri të Kosovës dhe nuk do të lejonte që Serbia ta mbushte atë. Kjo e fundit do të ishte e dëmshme jo vetëm për veriun e Kosovës, por mbi të gjitha për Kosovën në tërësi, sepse për momentin nuk mund të parashikohet se deri ku dëshiron të shkojë Serbia- vazhdoi ai.

Clewing tha për DW se qeveria e Beogradit dhe mediat e saj tani përdorin vazhdimisht termin “të ashtuquajturat” autoritete të Kosovës dhe Kosova rishkruhet në citime si “Kosova dhe Metohija” ose  “KiM”.

"Serbia përpiqet t’i anatemizojë në media  përfaqësuesit e Kosovës në dialog, kështu që një konsumatori të mediave serbe mund t’i lindë pyetja se si mund të pretendosh të biesh dakord e të ulesh në biseda me kosovarët. Ekziston vetëm një arsye pse ky revizionizëm nuk ka shans të kthehet në luftë: Kjo është prania e KFOR-it. Por fakt është që Beogradi aktualisht po bën një luftë hibride"-shtoi ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat