Pjesëmarrja për “Vidovdanin” pritet të jetë më e vogël

Aktuale

Pjesëmarrja për “Vidovdanin” pritet të jetë më e vogël

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 20:46
Ilustrim

Ppranë një monumenti të famshëm në Gazimestan të Obiliqit, pas gjashtë ditësh pritet të ketë dyndje të serbëve nga Kosova e Serbia.

Ata si çdo vit, mbledhen aty për të festuar Vidovdanin.

Sado që të jenë në numër, policët po thuhet se nuk do të ketë punë më shumë atë ditë.

Sipas, drejtorit të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, nuk pret që atë ditë do të ketë telashe.

Nëse gjendja e krijuar në veri të Kosovës nuk do të krijojë tensione në jug, numri i qytetarëve serbë që do të shkojnë aty për shënimin e 634-vjetorit të betejës së humbur përballë osmanëve, po thuhet se do të jetë më i vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat