Gazeta sllovene: Fundi i romancës së Kosovës me Perëndimin

Aktuale

Gazeta sllovene: Fundi i romancës së Kosovës me Perëndimin

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 15:48
Albin Kurti

Gazeta sllovene “Delo” shkruan se si Perëndimi e mban përgjegjës Kryeministrin Albin Kurti për zhvillimet e fundit në veri të Kosovë.

Kosova, e cila ka qenë nën patronazhin e Perëndimit që nga fundi i viteve 1990, është braktisur së fundmi, thuhen në shkrimin që mediumi slloven ia ka kushtuar zhvillimeve në Kosovë.

Aty thuhet se nuk ka shenja për përmirësim të gjendjes dhe se Perëndimi akuzon Kryeministrin Kurti për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

“Kryeministri Albin Kurti është nën kritika të ashpra nga SHBA-të dhe në një masë më të vogël edhe nga BE-ja, duke thënë se ai është më përgjegjës për përshkallëzimin. Nuk ka shenja se atmosfera është përmirësuar”.

Në këtë artikull thuhet se SHBA-ja, tashmë e paimpresionuar me Kurtin “e paparashikueshëm dhe kokëfortë”, po shtrëngon politikën e saj ndaj Prishtinës.

Raportohet edhe për ftesën që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell ua bëri Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqin në një takim për krizën në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat