Beqa kërkon llogari për protezat e veteranëve

Aktuale

Beqa kërkon llogari për protezat e veteranëve

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:04
Ilustrim

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, ka ngritur shqetësimin në lidhje me mos përkujdesjen e shtetit për protezat për veteranët e UÇK-së.

Në mungesë të kryeministrit Albin Kurti, pyetjen Beqa ia bëri ministrit të Financave Hekuran Murati.

Ai pyeti ministrin se pse nuk është duke i’u mundësuar mirëmbajtja e protezave ose vendosja e protezave të reja për veteranët.

Beqa shtoi se për proteza ka kërkesa edhe nga veteranët nga Shqipëria.

Sot e kam këtë çështje për ta ngritur, ne sot po festojmë 24-vjetorin e lirisë, njerëzit që kanë dhënë për këtë liri janë në kushte të vështira. Pse nuk ka shërbim invalid e UÇK në mirëmbajtjen e protezave. A ka mungesë të buxhetit, a ka mungesë të vullnetit”.-tha ai.

Është e pa kuptim, mos me thënë e pamoralshme që mos të i’a mirëmbajnë protezën. Ajo ju nevojitet atyre që ata të kryejnë shërbimet e tyre”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat