Musliu: Kabineti i ministrave janë në gjendje të rrijnë një këmbë për t’ia mbajtur zhagun Albin Kurtit

Aktuale

Musliu: Kabineti i ministrave janë në gjendje të rrijnë një këmbë për t’ia mbajtur zhagun Albin Kurtit

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 11:31
Deputetja nga radhës e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu

Deputetja nga radhës e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, qeverinë në pushtet e ka quajtur “inatqore dhe mashturuse”, e cila sipas saj po ushtron dhunë në administratë dhe në media.

“Ndaleni dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës dhe mediave sepse Kosova po zbrazët, dhe njëra nder arsye pse Kosova po zbrazët është diktatura e instaluar nëpër institucione tw Kosovës nga ministrat e paaftë dhe mediokër”, ka thënë Musliu gjatë seancës së Kuvendit.

Ministrat e Kurtit, Musliu i ka quajtur “ministra kukulla”, të cilët sipas saj janë militantë të frustruar të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albin Kurtin nuk mund ta shpëtojnë as kabineti i ministrave “horror”, të cilët janë në gjendje të rrijnë një këmbë vetëm për që t’ia mbajnë zhagun Albin Kurtit dhe që Albin Kurti të jetë i vetëkënaqur me veten e tij”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se kryeministri Kurti e ka humbur betejën me çdo pjesë të shoqërisë në Kosovë.

“Albin Kurti e ka humbur betejën me çdo pjesë të shoqërisë në Kosovë. Betejën e vetme e ka me vetveten prandaj ndaleni dhunën dhe terrorin ndaj Administratës. Kosova nuk e meriton një qeverisje të tillë, Kosova ka nevojë për kuadro të mirëfillta, për njerëz të dinjitetshëm, që të kemi institucione kredibile dhe mbarëvajtje të rendit dhe ligjit në Kosovë”, ka thënë në fund Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat